Gazetari i kërkon PD-së të bëjë kujdes kur thërret FBI-në: Ka çuar vetë lekë në Amerikë për LaCivita-n

2 Shtator 2025, 11:39Kronika TEMA
Gazetari i kërkon PD-së të bëjë kujdes kur thërret

“21 janari 2011 ka qenë hera e fundit e FBI-së në Shqipëri. Partia Demokratike në atë kohë ra në grackë duke e kërkuar vetë dhe iu kthye në autogol pasi doli se një nga protestuesit e vrarë u qëllua me pistoletën e ish-komandantit të Gardës. Kjo ka qenë ekspertiza e FBI-së. PD-ja duhet të jetë e kujdesshme kur kërkon agjenci ligjzbatuese amerikane sepse edhe kësaj radhe mund të bëjë autogol”.

Kështu u shpreh gazetari Arbër Hitaj në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Sipas tij, Partia Demokratike duhet të ketë kujdes kur thërret FBI-në sepse “ka disa para që i ka çuar andej nga Amerika për Chris LaCivita që nuk dihet se si kanë shkuar”.

“Të kenë kujdes sepse FBI-ja mund të zbulojë edhe ato para që nuk i ka dalë ende kontrata”, deklaroi Hitaj./ A2 CNN

3 Komente

  1. T
    Taqua

    Haha i madh Hitaj,do bejne autogol palloshat e berishes

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mezi

      Zoti hitaj nje gazetar i madh dhe modest

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirdhni se liroheni

        Po ate Hito Hitaj ish trajnerin e Luftetaret te Gjirokastres cfare e ka ky zotnia Arber, apo nga nje ......rrenje jane? Kujdes ore koqe se po permend LaCivita-n dhe jo syshtremburen po nga Gjirokristo Evi Kokepalren kusherriren e xhuxhit Geri me gen spiuni.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje