
“Alo, Policia? Po digjet një makinë këtu…”- Një telefonatë e tillë alarmoi Policinë e Shtetit, por zbuloi vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë Krujës, ku u masakruan fillimisht me armë zjarri, e më pas u vunë flakën. Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërruan jetë në vend brenda mjetit nga breshëria e armëve kallashnikov që qëlluan ndaj tyre.
Ndërsa Diklen Vata tentoi të shpëtonte, doli jashtë mjetit, por autorët e panë. Edhe pse ishin të “zënë” duke i vënë zjarrin mjetit të viktimave, u kthyen dhe qëlluan mbi trupin e 30-vjeçarit, për t’u siguruar se e kishin ndarë përfundimisht me këtë botë. Ngjarje horror, një mesazh i qartë u dha për dikë. Tre të rinjtë kishin precedentë penalë, njëri më shumë se tjetri.
GJAKU S’BËHET UJË
Brilant Martinaj është nipi i biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është një emër mjaft i njohur për Policinë. Ai ka qenë i dënuar me 1 vit e 4 muaj si i përfshirë në vrasjen e Enton Nikës dhe plagosjen e Ismet Gaxherrit në vitin 2015 në zonën e Linzës. Gjithashtu ka qenë një nga emrat më të përmendur gjatë aksionit “Fundi i Marrëzisë”, ku Ervis Martinajt iu sekuestruan 400 makineri lojërash fati, të cilat sapo i kishte blerë dhe disa automjete luksoze. Në atë kohë, mediat shkruanin se Martinaj i kishte blerë makineritë nga konkurrenti i tij, Ervis Doçi, i cili u vra disa kohë më pas nisjes së aksionit.
Por edhe nipi kishte mëkatet e veta. Vetë Martinaj kërkohej për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Natën e krimit, Brilanti është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, para se të kryente vrasjen. Siç shihet në pamjet, Martinaj, është i veshur me rroba ushtarake, ndërsa bisedon me punonjësin e karburantit.
Brilant Martinaj ka qëndruar afro 5 minuta në këtë karburant, ndërkohë që udhëtonte me një fuoristradë ‘Opel’, ngjyrë jeshile. Ndonëse mjeti nuk ishte në pronësi të tij, autori i dyshuar e përdorte atë natë. Pasi furnizoi automjetin me karburant, në orën 02:01 minuta Martinaj largohet duke u përshëndetur me furnitorin. Rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin.
Pas një debati verbal, ai dyshohet se ka shkrepur armën, duke lënë të plagosur efektivin e policisë me 3 plumba. Viktima u zvarrit për 500 metra por autori u kthye pas dhe e qëlloi sërish. Pas ngjarjes ai u shpall në kërkim, por nuk u arrestua kurrë. Madje u shpall në kërkim, por rezultonte në Turqi. Mesa duket armiqtë e gjetën para shtetit. Por kjo nuk është pista e vetme.
Me një resort në Patok, i riu ‘biznesmen’ duket se nuk kishte qëndruar dot larg botës së krimit. Edhe pse nuk ka asnjë vendim gjykate, Martinaj është dyshuar dhe përfolur për një kohë të gjatë si personi që tërhoqi këmbëzën në vrasjen e Xhelal Reçit. Vrasja ndodhi që në mëngjes, teksa 61-vjeçari, ish-efektiv i Policisë së Shtetit kishte shkuar për të hapur dy bizneset e tij. Por sapo zbriti nga makina tip “Mercedez Benz”, u qëllua me breshëri plumbash.
Megjithatë pse duhet të vrisnin një të moshuar? Vetë viktima njihej në zonë si një person i qetë dhe pista e parë që ka grupi hetimor mbi tavolinë është ajo e konflikteve të djalit të tij, Besnik Reçi, pasi dhe ai ishte tentuar të vritej, bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Megjithatë duket se ‘thela’ ishte më e madhe.
SY PËR SY E DHËMB PËR DHËMB
Familja Reçi ka lidhje miqësie me Endrit (Indrit) Doklen. Prej vitesh tashmë ai bashkëjeton me vajzën e Xhemal Reçit, ndërkohë që shijon lirinë, pasi edhe pse i dënuar me burg përjetë, ia doli që të lirohej falë gjyqtares Enkelejda Hoxha. Dokle nga ana tjetër, nuk hyn rastësisht në këtë histori.
Nuredin Dumani, i penduari i Drejtësisë, kur foli për herë të parë për prokurorët tha: Tani që do flas unë, hapni një burg të ri. Por harroi të përmendte që do duhej të hapeshin shumë varre. Disa kohë para se të plagosjes, një zarf i bardhë mbërriti në dorën e Nuredin Dumanit. Ervis Martinaj i la “dorë të lirë” që të kërkonte sa të donte për të kryer ekzekutimin e Endrit Dokles. Dumani tregon në rrëfimin e tij në SPAK se me persona të afërt me Martinajn i kanë shkuar në Kosovë për të dërguar djalë. Njëri ishte një djalë që e identifikoi me emrin “Eli”, tjetri ishte vëllai i Besian Xhixhës.
Dosja.al ka nxjerrë nga dosja e SPAK, se të dy kanë kaluar me një mjet tip Hummer në Kosovë, e Dumani tregon se teksa negocionin Eli ka komunikuar me Ervisin dhe më tej me telefonin e Elit ka komunikuar edhe vetë me “porositësin”. Për “kokën” e Endrit Dokles, kanë rënë dakord për shumën e 500 mijë eurove, por Dumani ka marrë fillimisht 100 mijë. Të tjerat më pas, pasi të kryente porosinë. Dumani thotë: I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn.
“MEMECI” FOLI
Frika nga hakmarrja bëri që Martinaj të urdhëronte vrasjen e numrit 'dy' të ish-bandës së Durrësit. Nuk ia doli dot, por fjala ikën me erën. Dokle e ka mësuar se Martinaj donte ta ekzektuonte, donte gjithashtu të merrte hak për vjehrrin e tij. Ervis Martinaj prej kohës nuk kapet dot, ndërkohë që edhe Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Kështu që Dokle ka monitoruar të tjerët. Kësaj here, nuk janë zgjedhur më “ushtarë” të Martinaj, por gjaku i tij, nipi- Brilanti. Prej kohësh ai monitorohej dhe ndiqej nga autorët, detaj që vihet re edhe nga targa e vjedhur kohë më parë në Tiranë, ndërsa ishin kujdesur që të t’i “kopjonin” edhe mjetin, duhet dhënë tepër modest tip Volksvagen Passat. Dhe kësaj radhë qëlluan!
“Maskat” kishin eksperiencë, nuk iu bllokua arma, mbaruan punë dhe nuk lanë asnjë shenjë. Por gjithashtu u kujdesën që të përcillnin terror dhe një mesazh të qartë. Nga kush dhe pse? Këtë duhet ta ndajnë hetuesit. Pista kryesore është hakmarrja dhe larja e pazareve mes grupeve kriminale, duke ‘ndezur’ edhe njëherë sezonin e verës. Ndoshta këtë verë viktimat nuk do t’i “importojmë” si çdo vit, por do merremi me ato që kemi brenda. Dumani u kujdes të bënte detyrën e tij. Përplasja nisi nga Fushë Kruja, Policia ka për detyrë që të mos e lërë të përhapet.
BASHKIM FORCASH APO…?
Pjesëtarët e familjes Martinaj kanë llogari të hapura edhe me klanin Duka. Dikur miq e bashkëpunëtorë, tani armiq. Në korrik të vitit 2021, teksa përfundoi hetimet për vrasjen e Santiago Malkos, SPAK nënvizonte se plani ishte ekzekutimi edhe i Ervis Martinajt por kur s'kanë mundur ta gjejnë atë edhe pse kishin informacion se kishte udhëtuar në Spanjë apo Turqi. Sipas SPAK, rivaliteti në biznesin e paligjshëm të llotove sportive ishte shkaku i vrasjes së ish policist Santiago Malko nga anëtarët e klanit 'Duka' gushtin e vitit 2019.
Por edhe pse dështuan të eliminonin armikun e tyre kryesor, duket se rivalët e Ervis Martinajt nuk ia kursyen shokët, ata lëviznin hapur kudo, edhe në kryeqytet. Një nga një, i kanë hequr Erigers Mihasin, krahun e tij të djathtë, Armand Dumani dhe Santiago Malkon. Vetëm Martinaj qëndron, por s’dihet se ku. Në media dhe gazetarë të kronikës së zezë, kanë lënë të kuptohet se për disa kohë është fshehur në veri të vendit, e më pas ka ikur jashtë. Larg armiqëve dhe Policisë.(Dosja.al)
Mero Baze, filozofi i shndruar ne biçim gazetari , per kete kohe luftove ti pervers i paskrupull per kete kohe qe te shesesh gazeta sensacionale me kurva dhe banda vrasesish profesionist qe derdhin gjak shqiptari dhe tregëtojne nderin e shqiptareve dhe egjithe kjo kundrejt shtimit te pasuris te biznesit tend.
Katundar mor burre, nuk behet njeri kurre. E hengren kete vend katundaret, kane rene ne "sheher".
Eshte nje gje e qarte,qe Visin po nuk e cuan dot andej nga ka dal,ka gjasa qe te behet bashkpuntor e ti flasi jo vetem goja por dhe bytha ne hetuesi.
Ehhh,e shof qe e ngatro me veten. Nuk eshte Gabel si coli ndurres e ky jevgu tjeter dumani. Pune jevgjish pune ushtrie. Ka pune puna robo,,,,
Kujt i vjen ndoresh, nje skenar filmi ta beje, tja coj hollivudit, dhe t'i thote fukarallekut lipsu, se eshte e sigurte qe pranohet e filmi do realizohet i sukseshem.
Çeshtje kohe sidoqoftë... Eh çfare te duhen parat kur nuk i shijon ato...!!!
GJAKU NUK BEHET UJE. NUK NGEL GJE PER ARIHET, CDO GJE SHPERBLEHET OSE SHPAGUHET NE KETE JET. KUSHDO NJE DITE DO SHIJOJE FRUTAT E PEMES QE KA MBJEll. ATE BIM QE MBIELL DO KORRESH. ATE QE U BEN TE TJEREVE DO I PROVOSH NE TRUPIN TEND. ZOTI EDHE VONON POR KURRE NUK HARRON. KETO NUK JANE PROFETSI, POR FAKTE TE PA KUNDERSHTUSHME TE CILAT I KA VERTETUAR JETA. KURRE NUK DUHET TE MENDOJE NJE INDIVIDH, FAMILJE, SHOQERI, SHTET APO SUPERFUQI SE DO NGELET PA NDESHKUAR PER KRIMET E POSHTERSIT QE BEN EDHE NDAJ NJE INDIVIDI PA MBROJTJE E PA FORCA.
PSE BERTET?!?
Cjane keto traplliqe qe shkruhen neper gazeta? akoma me mentalitet te vitit 97
Ka vrare policin e shkrete nje djalosh i ri qe priti nje kusheri ne Rinas vetem per dritat e gjata???? Kriminel! Po sot nuk tr fal njeri!!! Mua me vjen keq per moshen por ai ishte kriminel i lindur! Keta keshtu perfundojne! Sado i i ferte te jesh do dali dikush tjeter me i forte???
E ku te mos thuash "O Enver,ngjalllu edhe nje here" dhe e shikonin keta plehrat,Dukra,Stresra,Mutra.I bente te mbushnin breket te gjithe.
Uroni qe te vriten te gjithe te atij lloj njerezish qe te shpetoje vendi!!!1 derisa nuk veprojne gjykatat qe te kalben ne burg , kokat hengshin e te vriten jo 3, por 33. Te dyja palet duhet te ishin ne burg
Ky nivel prodhim ka hajduterit dhe vrasjet.Pse?Sepse ai qe takson gjith shqiptaret bene edhe pazar me kete kategori 'me jep mua dhe grabit dhe vri me shume nuk te gjen askush(korrupsioni'.