Prokurori italian: Mafia shqiptare tepër e fortë, niveli i korrupsionit maksimal

18 Korrik 2022, 17:10Kronika TEMA

Prokurori italian: Mafia shqiptare tepër e fortë, niveli i

Shqipëria ka qenë në vëmendje të prokurorit të Antimafias Italiane, Nicola Gratteri në diskutimin për krimin ekonomik dhe mafian. Gratteri ka thënë në fjalën e tij se mafia shqiptare është fuqizuar shumë vitet e fundit, pasi qeveria në Shqipëri është e korruptuar me themel.

Më tej ai ka folur edhe për pastrimin e parave, duke vënë në dukje se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale. Këto para shkojnë sërish në BE, por këtë herë të legalizuara.

Gratteri vuri gjithashtu në dukje se mafia shqiptare tashmë është shumë e fortë dhe po fuqizohet akoma më shumë, teksa ka dy vite në sipërmarrje me mafien e fuqishme italiane.

 ‘Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe mafia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.


Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemont. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuana, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, ka thënë Gratteri.

3 Komente

  1. b
    ben.

    Ky do jete i shitur te Saliu, nuk ka mundesi qe pasardhesi i Borselinos dhe Falkones te akuzoje direkt liderin global si kryemafioz????? Apo mos ndoshta ka kaq vjet ky kryemafioz ka aritur te genjeje delenxhinjte ne shqiperi. Ca mendimi kane delenxhinjte???????

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Ylli

      Prokuror trapi,mafia shqiptare ne Hollande nuk ka fare aktivitet ne shqiperi.Malli shkon direct ne hollande shperndahet atje.Ata qe e cojne ne shqiperi jane sasi te vogla.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ASD

        Turp ti vije. Sulmon liderin tone suprem me akuza te fabrikuara. Lideri duhet ta hedhi ne gjyq per shpifje.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje