Albert Meça kalon me sukses vetingun

18 Korrik 2022, 12:03Kronika TEMA

Albert Meça kalon me sukses vetingun

Pas një séance dëgjimore pa telashe, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën që gjyqtari Albert Meça të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë. Vendimi i konfirmimit u shpall nga trupa e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Genta Tafa Bungo dhe anëtare Pamela Qirko.

Gjatë seancës dëgjimore që u zhvillua më 14 korrik, Meça dha shpjegime për një hua prej 20 mijë eurosh të marrë nga daja e tij për një periudhë të shkurtër. Gjyqtari këmbënguli se kishte dokumentuar se i afërmi i tij kishte pasur burime të ligjshme.

Gjyqtarit Meça nuk iu gjetën probleme në kriterin e profesionalizmit dhe as në atë të figurës.

Albert Meça e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Meça e vlerësoi me superlativa hetimin e KPK-së ndaj tij dhe kërkoi të konfirmohej në detyrë.

1 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Kujt i plasi se kalon apo ngel ky nxënës provomin e klasës së 9 vjeçares. Sa budallenj jemi, sikur të ishte kushedi kushi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje