
Sulmi me armë mesditën e së dielës në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mbetën të vrarë 3 persona, ka pasur si synim vrasjen jo vetëm të Briland Martinajt, por edhe djalit të xhaxhait të tij, Ervis Martinaj.
Objektivi i atentatit të se dielës që shkaktoi tri viktima në Fushë Krujë dyshohet se ka qenë personi në kërkim Ervis Martinaj.
Grupi i autorëve, që besohet se kanë qenë të paktën 4 persona kanë dalë në rrugën që lidh Rinasin me Fushë-Krujën, për të goditur automjetin ku ndodhej Briland Martinaj, duke menduar se aty ndodhej edhe Ervis Martinaj, raporton Ora News.
Hetuesit e kanë ngritur këtë dyshim duke u nisur nga numri i personave të angazhuar në atentat dhe mënyra e sofistikuar e organizimit të ngjarjes.
Ervis Martinaj prej 18 Majit 2022 qëndron i fshehur, për shkak të një mase “arrest në burg” të vendosur nga SPAK, për akuzën e “Sigurimit të mjeteve për të kryer vrasjen” e Endrit Dokles kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Briland Martinaj, ishte njeriu më i besuar i tij, që shpesh kryente transportimin e biznesmenit të shpallur në kërkim gjatë lëvizjeve të tij.
Mbikalimi i Fushë-Krujës, nuk mbulohet me kamera sigurie, të asnjë prej bizneseve dhe aq më tepër, nuk ka fushë-pamje nga dy anët e tij, (Lindje-Perëndim), për shkak të vendosjes së hekurave të lartë, që shërbejnë për mbajtjen e makinave në raste aksidenti.
Ekzekutorët kanë zgjedhur këtë vend të hapnin zjarr, mbi dy kushërinjtë Martinaj, por që plani i tyre mesditën e djeshme, nuk u arrit të përmbushej plotësisht.
Kjo pasi Ervis Martinaj nuk ndodhej në makinën tip “Passat” të sulmuar me mbi 40 plumba automatiku.
Grupi prej 4 personash, arritën të krijonin një masakër të vërtetë, duke lënë të vdekur në vend 3 personat që ishin në makinë, ku njëri prej tyre, Diklen Vata, është ekzekutuar jashtë mjetit, teksa përpiqej ti shpëtonte plumbave.
Ndërsa dy personat e tjerë Arbër Hoxha dhe Briland Martinaj, mbetën të vdekur brenda në makinë pa arritur të bëjnë asnjë lëvizje. Martinaj dhe Hoxhaj, ishin në sediljet e para ndërsa mjeti “Passat” me benzinë është përfshirë nga flakët.
Policia nuk e di ende me saktësi nëse zjarri i është vënë nga autorët, apo plumba që kanë depërtuar makinën, kanë sjellë flakët.
Për momentin çështja, penale është regjistruar në prokurorinë e Krujës, për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj 1 ose më shumë personave” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”.
3 plehra me pak, turp per shtetin qe I di cjane dhe I le te levizin te armatosur ne Bände.
Ervis Martinak sot ka vajtur tek varri i nipit, ka bere betimin solemn per hakmarrje. Bravo, burra me taban. Fushe-Kuqja do ngelet vendi i trimave , ..dhe i pabesise.. Ashtu ka qene perhere, keta pinjolle, ecin ne gjurmet e fisit te tyre te shkerdh.yer
Tani do çohen këta të viktimave e do bëjnë masakër tjetër. Pastaj radhën e kanë ata të parët, të dytët e me radhë. Këto vijnë nga që ne kemi një shtet paçavure. Se ligji u vra që në 91. Unë nuk i ve fare faj këtyre . Faji është i gjithi i shtetit të dërrasës. Sepse kur fillon e hidhet themeli i një objekti, gjëja e parë duhen verifikuar nga vijnë paratë. Tani këta janë bërë me hotele, me biznese, me tokën e zanun, me gomonet me drogë, gjithë pocaqia e kësaj bote. Ne nuk e kuptojnë që e gjithë kjo katrahure i ka rrënjët te reforma e Plepave. Gjyqtari i tipit Gjin Gjoni, që për para martohet me krimin. Prandaj dhe kembgul. Ky shtet kështu si është ndërtuar, nuk ka gjasa fare të dalë nga kjo situatë. Jo Europë të na fusin, ne jemi shpërfytyruar si komb. Mbizotëron e keqja , që nga kreu i dikasterit deri te roja, pastruesi. Kot bëjnë sikur po luftojnë krimin. Kriminelët bredhin nëpër Shqipëri me armë e me makina. Si mund të rrijë në këmbë një gjë kaq thriller. Ka qenë i dënuar për vrasje, dhe fakti është se bredh nëpër rrugë pa probleme për policinë. Problemin e vetëm e kanë me rivalët. Për policinë as që i rruhet fare.
Ndoshta po i heq vete shteti. Po djalin e Sali Lushes kur?
ne jemi popull i papare per nje fjal goje nxirret arma ketyre nuk u ben derman shtetet e huaja si Belgjika Hollanda Italia e tere Europa e jo ti mbledhi policia jone kudo ne bote vriten e priten me njeri tjetrin