Masakra në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i dy viktimave të tjerë

17 Korrik 2022, 16:10Kronika TEMA

Masakra në Fushë-Krujë, zbulohet identiteti i dy viktimave

Besmir Hoxha dhe Brilant Martini dyshohet se janë dy viktimat e tjera të atentatit në Fushë-Krujë. Kanë qenë familjarët e Vatës ata që kanë bërë me dije se ai ka qenë në makinë me Hoxhën dhe Martinin, ndërkohë që pritet edhe ADN-ja për ta konfirmuar.

Ndërkohë, personi tjetër që mbeti i vrarë është Diklen Vata, 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Ai kishte qenë i arrestuar më parë për kokainë në Tiranë.


“Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, te mbikalimi i Fushë Krujës, dyshohet se në drejtim të një automjeti tip “Volswagen Passat” është qëlluar me armë zjarri. Gjithashtu, nga të shtënat ka mbetur i vrarë dhe shtetasi D. V., 30 vjeç, nga Fushë Mamurrasi, i cili ka qenë pasagjer por ka mundur të dalë nga automjeti, dhe ka humbur jetën sapo ka dalë prej tij. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe forca të shumta Policie.

Nga krehja e zonës, në Larushkë, është gjetur duke u djegur një automjet tip “Volswagen Passat” që dyshohet se është i autorëve.
Në brendësi të automjetit eshte konstatuar një armë zjarri automatike që dyshohet se është përdorur nga autori/ët për të kryer krimin”, njoftoi policia.

1 Komente

  1. T
    Tropoja

    Ripjellja skenderbeu po jep shpirt po i mbyll hesapet para kapitullimit fashisto komunist

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje