
Zbulohet kush ishte shënjestra e dytë e celulës terroriste, që po planifikonte një sulm ndaj anëtarëve të MEK-ut, të vendosur në zonën e Manzës, në Shqipëri.
Sipas televizionit “News 24”, ai ishte Mehdi Abrischamchi, i njohur ndryshe si Bahman Tehrani. Ose numri dy i MEK-ut.
“SPAK po kryen hetime prej katër vitesh për një celulë, që po planifikonte sulm ndaj MEK në Shqipëri. Më 2019 godit një celulë terroriste. Neës24 ka zbuluar dosjen e plotë hetimore, ku rezulton se celula terroriste me shumë gjasë do të kishte në shënjestër numrin 2 të MEK, Mehdi Abrishamshi.
Sipas të dhënave të SPAK, rezulton se ai ka qëndruar në Shqipëri për një kohë të gjatë, ku dyshohet se ai mund të ishte në shënjestër të celulës. Rezulton se celula terroriste kishte në përbërje të saj jo vetëm anëtarë të Gardës iranian, por edhe ish-anëtarë të MEK, që dyshohet se jepnin informacion.
Sipas të dhënave të hetimit, rezulton se anëtarët e celulës bënin vëzhgime të anëtarëve të MEK në Shqipëri”- tha gazetarja Klodiana Lala.
Ajo zbardhi dhe mesazhet e anëtarëve të celulës terroriste, të pasqyruara në dosjen hetimore të SPAK-ut.
Në dosje thuhet se disa individë që flasin gjuhën turke, rezultojnë se kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar me dy makina dhe kanë pasur si qëllim përgatitjen e sulmit. Takimet ata i bënin në dy hotele të njohura në Tiranë.
“Kam dy ditë në Tiranë, do ta kryejmë punën e djalit të Hajit Pejman. Ne do lëvizim në drejtimin që na keni thënë ju.
Po presim lajme prej teje vëlla. Jemi 4 veta që kemi ardhur këtu me dy makina. Kemi këtu dy ditë dhe shokët e tjerë i kemi sistemuar në hotel. Unë dhe shoku im jemi në hotelin tjetër”- thuhej në një nga mesazhet e këmbyera.
Ata qe i sollen kta Terroriste Iraniane e gjithe Islamistet ne Shqiperi jane Koka e Terrorit Boteror . Shqiperine e kan shndruar Te Fortet ne nji Kamp Islamistesh nga ku provokojne e experimentojne gjithcka qe sjell Terrorizmin dhe pasigurine ne Rajon e Europe , Dhe c'ehste me Skandalozja ,pasi i Sjellin ne vendin tone dhe i menaxhojne kto Celula Terroristesh dhe i hudhin diku ne Europe , ne Media nuk flitet aspak se si zbarukuan dhe Kush i solli ne Shqiperi kte Kontigjent Islamistet Terroriste , as vete kta Terroriste nga vijne por vetem Emri i Shqiperise ,thjeshte me u Penalizu Shqiperia ne Opinionin Europian e me gjere . Ky eshte qellimi ,qe mjerishte Shteti Shqiptare dhe Minisria e Jashteme qe eshte ne realitegtnji Fake Ministre dhe (vetem per Nji Gje e afte (!) ) do duhej ti bente Teme per Media kto Prurje Terroristesh Islamike ne Shqiperi dhe Ata qe i imponojne Shtetit Shqiptare te tilla Celula Terrori duhet ti Permebendet Emri ndryshe ,nuk do ket Liri e zhvillim e Normalitet ne Shqiperi
Këta iranianë janë kundërshtar të regjimit të Republikës Islamike të Iranit.Janë strehu në Shqipëri me kërkesë të ShBA.Tash regjimi iranian dërgon spiunë dhe terroristë në Shqipëri. Gabim që janë pranu!
po dihet kush i solli Rama bythqiri me vellezerit tane amerikane