Ambasadorja Yuri Kim, takim me KLP: Shpresojmë të bëni punën të pandikuar, ecim përpara së bashku

15 Korrik 2022, 16:13Kronika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim, takim me KLP: Shpresojmë të bëni punën

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim është takuar sot me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët i inkurajojnë të vijojnë punën e tyre pa ndikime të panevojshme.

Ambasadorja Kim, shkruan në një postim në rrjetet sociale pas takimit, se KLP duhet të japë rezultate konkrete për reformën në drejtësi, duke fituar kështu edhe besimin e publikut.

“U takova me Këshillin e Lartë të Prokurorëve për të përforcuar mbështetjen e fortë të SHBA ndaj misionit të tyre, që është forcimi i sistemit shqiptar të gjyqësorit përmes përzgjedhjes së prokurorëve që janë kompetentë dhe kanë integritet; vlerësimi i prokurorëve; dhe zbatimi i standardeve të larta.

Shpresojmë se KLP do ta bëjë punën në një mënyrë që të mos ketë ndikime të panevojshme, të fitojë besimin e publikut dhe të japë rezultate reale për reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku për të zbatuar reformat që shqiptarët meritojnë dhe që janë të nevojshme për Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shprehet ambasadorja Kim.

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Nderhyrje flagrante ne 'sistemin e drejtesise shqiptare' nga Kimetja. Kjo ndodh vetem me republikat banane dhe natyrsht rrumpallen Shqiperi.

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhoxhi

      Ambasadore deri tani vetëm llafe dhe asgjë.Berisha e Meta po sillen si jo më keq dhe as që do gjykohen asnjëherë.Më duket se këta as do gjykohen as do dënohen me gjithë prapësitë që i kanë bërë këtij populli dhe drejtësia mund të jetë për ata që vijnë pas.Një njeri i krimit del në parlament shpif kërkon të arestohet Rama etj dhe drejtësi shikon dhe nuk vepron.Populli atë pre Ssalinë në Litar dhe jo kush mer ryshfet peshk e ca para ku të gjithë marin nëpër bot.Pse nuk na flet për Berishën dhe metën?Mirë po sillen me atë popull?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje