Vlorë: Vajza hidhet nga ballkoni pas konfliktit me prindërit, thyen dy këmbët

15 Korrik 2022, 10:24Kronika TEMA

Vlorë: Vajza hidhet nga ballkoni pas konfliktit me prindërit, thyen dy

Rreth orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti në familje me prindërit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës një vajzë e re.
 
E reja banonte në një pallat tetë katësh në zonën e Ujit të Ftohtë.

Ajo eshtë dërguar me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, mëson Ora News.
 
E reja mësohet se ka thyer të dyja këmbët si dhe ka fraktura në trup dhe krah.

Lini një Përgjigje