Saimir Tahiri i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit, transferohet në Lushnje

14 Korrik 2022, 15:55Kronika TEMA

Saimir Tahiri i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit, transferohet

Kur kanë kaluar 5 muaj nga dënimi me burg, Saimir Tahiri është i pakënaqur me kushtet e burgut të Fierit. ABC ka mësuar se, ish-ministri i Brendshëm ka ankesa me kushtet që ka vendosur administrata e burgjeve për të dënuarit si dhe për rregullat që duhet të ndjekin familjarët që vizitojnë të afërmit e tyre që mbahen të izoluar.

Mësohet se, Tahiri ka pasur konflikt me drejtorin e burgut Arjan Hasani. Një nga mosmarrëveshjet ka qenë tregtimi i ujit brenda ambienteve të burgut. Sipas rregullores së burgut, të dënuarit nuk duhet të furnizohen me ujë nga familjarët. Pas këtyre përplasjeve, Tahiri i ka kërkuar drejtorit transferimin në një tjetër institucion të vuajtjes së dënimit.

Pak kohë më parë ish-ministri i kërkoi Gjykatës së lartë të pezullonte dënimin me burg pasi i rrezikohej jeta në qeli persona të tjerë të dënuar.

Tahiri qëndron i izoluar prej datës katër shkurt, ditë në të cilën u dha vendimi me 3 vite e 4 muaj burg nga gjykata e Apelit të Posaçëm. Ai u dënua me 5 vite heqje lirie, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg. Tre ditë pas vendimit, Tahiri la ambientet e paraburgimit 313 për tu transferuar në Fier, por pas gati 6 muajsh në këtë institucion, ish ministri i Bredshëm, ka kërkuar transferimin dhe do të jetë drejtoria e përgjithshme e burgjeve që do të vendosë. 

4 Komente

  1. B
    Beni

    Gjeten kete njeri pa njeri dhe e denuan!Politikane te tjere kane bere vjedhje dhe vrasje makaber dhe nuk u ka hyre gjemb ne kembe!Komunizmin e kthyen ne Nazizem dhe fashizem,dhe jo ne liri demokraci sic e kerkonin gjithe Shqiptaret!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arian

      Çojeni t'a bëj burgun të ferma 100.cojeni more në Shënkoll pordhacin

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ergi komshi me Sajmen

        I ben mire ta mesoj ate qe nuk denjoi ta pranonte sa ishe minister, çfare heqin te burgosurit. Po pse ne Lushnje mos eshte me mire, apo i burgosuri Tahiri e ka fjalen per burgun e grave ku lejohet ta vuajne denimin dhe homot. Keshu po, ja vle me shty dhe 3 vitet e mbetme nse nuk ha ndonje denim shtese nga Italis per perfshirje ne banden Habilajve kushrinjve te tij.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Balo

          Saliu është kriminel,po bashkëpunëtorët e tij ,të paktën në publik i mbronte! Dhe ata,sot kur Saliu ka hall,po i gjenden... Edi është " burrë shteti", ai të tregon vendin po shkele loqet( ligjet)! Do vijë një ditë që do t'ja kthejnë me të njëjtën menyrë,sepse nuk ka më bythëqirë nga Rilindja. Nuk do t'a mbrojë dot as Sorosi,as Vupiçi i Serbisë dhe as paratë..... Edi ka edhe një " veti " tjetër, dhitet në brekë nga frika,prandaj burgosja është tortura më e madhe për të,ai në burg mbaron krejt!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje