18-vjeçari hero në Durrës që shpëtoi vëllain dhe shokun e tij, duke u sakrifikuar vetë

14 Korrik 2022, 16:56Kronika TEMA

18-vjeçari hero në Durrës që shpëtoi vëllain dhe

Anri Kashiku ka humbur jetën tragjikisht, pasi u fut në det në Durrës, për të shpëtuar të vëllanë e shokun e tij.

Ai sa ishte kthyer nga Anglia. 18-vjeçari ishte futbollist dhe ishte angazhuar me ekipin e Teutës.

Këtë verë, ai zgjodhi të kalonte pushimet në Shqipëri, në bregdetin e Durrësit, ku dhe gjeti vdekjen. 

Anri Kashiku pa që i vëllai dhe shoku i tij, të dy nga 15 vjeç, po mbyteshin në det dhe pa u menduar dy herë u fut në ujë për t’i shpëtuar.

Ai arriti t’i nxirrte dy të miturit, por vetë nuk ia doli dot. 18-vjeçari u mbyt në det dhe trupi i tij u gjet pas disa orësh kërkime. Dy 15-vjeçarët janë jashtë rrezikut për jetën.

4 Komente

  1. M
    Mario

    U prehte ne paqe!

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elton

      Njeriu i mire

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kometa 001

        Dhimbje e madhe! U prehte ne paqe! Ngushellime!

        Përgjigjjuni
        1. b
          beni

          oh, cfare dhimbje!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje