"Kërcet dajaku" në komisariatet e Shqipërisë, AMP pezullon 3 efektivë të “Shqiponjave” në Durrës: Rrahën të shoqëruarin

15 Korrik 2022, 15:09Kronika TEMA

"Kërcet dajaku" në komisariatet e Shqipërisë, AMP

Tre efektivë të forcave “Shqiponja” në Durrës janë pezulluar nga detyra pazi akuzohen se kanë ushtruar dhunë ndaj një personi që ishte shoqëruar në ambientet e komisariatit në Durrës.

Hetimet ndaj tre punonjësve janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:


Drejtoria Rajonale e AMP Durrës ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës janë pezulluar plotësisht nga ushtrimi i detyrës punonjësit e policisë:

– Inspektore B. GJ., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

– Inspektor H. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës

– Inspektor R. H., me detyrë Trupë Shërbimi në Sektorin e Forcës së Posacme “Shqiponja” në DVP Durrës.

Hetimet ndaj punonjësve të mësipërm janë zhvilluar nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Durrës, pas kallëzimit të kryer nga shtetasi A. K., mbi dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. K. është shoqëruar më datë 06.11.2021 dhe gjatë kohës që ka qëndruar në dhomat e sigurisë, punonjësit e policisë të mësipërm kanë ushtruar dhunë ndaj tij, veprime arbitrare që evidentohen edhe nga këqyrja e pamjeve filmike të ambienteve të sigurisë së DVP Durrës.

 

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Cfare u be me ato dy vetvrasjet ne Tirane dhe Kavaje pa keto rastet me shpulla kollaj. Kush e mbron sharlatanin Lorenc Panganika si drejtor i drejtorise Tirane duke qene se eshte rasti tipik i nje zyrtari policor qe eshte ne borderote e krimit? Doni emrin nga kush ? Lulzim Basha sponsori politik dhe Viktoria Invest paguan.

    Përgjigjjuni
    1. G
      Genti

      Pse rriheni me njeri tjetrin mor idiote. Shkoni dhe harxhoni fuqite me degjeneraten Sali e Like hajdutin.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        S'keni pare filma juve mor djema? Fikni kamerat para se te filloni drurin, sic ben Xhejms Belushi. Ose bejeni te duket si aksident, u rrezua nga karrigia, ose u godit te dera se nuk pa xhamin. Ka menyra plot.

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ????????????????????????

          police legena .hajde na rrafin kur nuk jane police tju a qi motren fort

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje