"Për 10 mijë euro borxh, biznesmenit në Tiranë i kanë marrë 800 mijë euro prona dhe i mbajnë peng djalin"

16 Korrik 2022, 09:20Kronika TEMA

"Për 10 mijë euro borxh, biznesmenit në Tiranë i

Gjatë një shfaqje televizive në nëntor në televizionin informativ ‘ABC News’, gazetari veteran i kronikës së zezë, Artan Hoxha dha alarmin se grupet kriminale po bënin kërdinë, duke i përfshirë viktimat e tyre në skemat e dhënies së parasë me fajde në përqindje astronomike.

“Fëmija i një biznesmeni ka marrë 10 mijë euro dhe atij i kanë marrë 800 mijë euro dhe fëmijën nuk e di ku e ka,” tha Hoxha, ndërsa nënvizoi se sipërmarrësit po i marrin lokale, prona dhe vila.

Hoxha shpjegoi së në këtë skemë është përfshirë një grup i strukturuar kriminal, anëtarët e së cilit kanë qënë aktivë në Tiranë që prej viti 1997.

“Janë njerëz të skeduar nga policia,” tha ai, ndërsa shtoi se “ata korruptojnë brenda policisë dhe prandaj situata është e tillë.

Edhe pse aktivitetet financiare të palicensuara ndalohen nga Kodi Penal, të dhënat, dokumentet dhe dëshmitë e siguruara nga BIRN tregojnë se fenomeni i parave me fajde është i gjithëpërhapur në Shqipëri.

Përveç krimit të organizuar, në këtë biznes të paligjshëm që shpesh mbështetet nga një rrjet i besuar noterësh ‘VIP’, sipas ekspertëve janë të përfshirë edhe politikanë të korruptuar.

“Në çdo qytet të Shqipërisë mund të gjesh dy-tre [fajdexhi] si në mesjetë, të cilët të ofrojnë në çast, ndoshta edhe pa asnjë letër, shuma të mëdha dhe besimin e bazojnë te gryka e revolverit,” shpjegon  drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike.

Sipas raportit vjetor mbi gjendjen e kriminalitet në vend që Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela lexoi në Kuvendin e Shqipërisë të enjten, gjatë vitit 2021 u regjistruan 14 procedime për veprën penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, e cila përfshin dhe dhënien e parave me fajde.

Ekspertët theksojnë se fenomeni i dhënies së parave me fajde shkon pas dekada në Shqipëri dhe është sofistikuar me kalimin e kohës.

7 Komente

  1. sikur kishim ca rilindas qe e deklaruan publikisht se kishin dhene dhe marre leke me fajde, madje ministra dhe deputete. Rama duhet te kete marre ca se i ka dash per bunkeret e surrelit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Vazhdoni ti qani hallin rames o mjerane. Funderrina sali i beri peshqesh fajdet e cdo aktivitet tjeter kriminal ne kete vend sepse vrau drejtesine. E beri ortak me krimin.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Stela

        Po ky shoku jot Rama ka 25 vjet ne pushtetet me te larta Cfare beri ai per ti zhduk fajdet Apo i pelqyn dhe se cau me koken

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stela

          Po ky shoku jot Rama ka 25 vjet ne pushtetet me te larta Cfare beri ai per ti zhduk fajdet Apo i pelqyn dhe se cau me koken

          Përgjigjjuni
      2. s
        sapa

        Pse kur kane kaq shume prona nuk kishin mundesi ti paguanin 10 mije euro?

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vezët REHAS

          Kush eshte akoma Car, se ka kuptuar qe kjo Kulture,ka ardhur nga Shpellari Sali, Sala ju shkerdhy gjithe Malsine dhe ju prap e doni me shume se Femijen Tuaj, Hajde popull hajde.

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lina

            Policia qe duam...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje