Drogë në Portin e Durrësit? Policia jep detaje: Çfarë u zbulua në kontejnerin me banane

17 Korrik 2022, 11:00Kronika TEMA

Drogë në Portin e Durrësit? Policia jep detaje: Çfarë

Policia e Durrësit ka dhënë detaje të reja për operacionin në Port, pas dyshimeve për kokainë në një kontejner.

Task Forca permanente e përbashkët, e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, konstatoi një kontejner të paplumbosur të ngarkuar me banane. Deri tani sipas policisë janë arrestuar në flagrancë 20 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve dhe të Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar, në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” kryer në bashkëpunim, shtetasit:

– J. Gj., 26 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.

– G. H., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i firmës “Marinier” që operon në Portin e Durrësit;
– A. Z., 29 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, ne Portin e Durrësit;

– S. P., 52 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– A. Q., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– K. D., 49 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjësi i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– M. D., 47 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– K. L., 34 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Sh. H., 58 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– A. Xh., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– A. B., 40 vjeç, banues në Durrës, me detyre punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

– V. K., 32 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– R. B., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë operator i një firme, që operon ne Portin e Durrësit;
– A. B., 54 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;

Gjithashtu, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
– Gj. D., 39 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– Sh. E., 57 vjeç, banues në Shijak, Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit;
– P. T., 31 vjeç, banues në Durrës, me detyrë punonjës i Forcës së Sigurisë Portuale, në Portin e Durrësit.

Po në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Kontrabanda me mallra te tjera” dhe “Thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore” në bashkëpunim, shtetasit:

– A. M., 46 vjeç, banues në Durrës, punëtor në kompaninë që priste ngarkesën me banane;
– N. A., 46 vjeç, banues në Durrës, shofer në kompaninë që priste ngarkesën me banane.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrolleve të kryera nga Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe nga Autoritetet Doganore të Portit, në Portin e Durrësit është konstatuar një kontejner i paplumbosur me plumbçe.

Pasi është hapur ky kontejner, është vënë re se sipërfaqja e tij ka qenë e ngarkuar me arka me banane, dhe se në kontejner mungonin arka me banane.

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ato të Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

4 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Iu kam thene cunave qe nese nuk bashkepunoni me policine do ta hani. Pra droga ka ikur kushedi ku me ndonje makine policie, keta arrestojne gjysmen e Durresit per shperdorim detyre. Nese do dalin te gjithe nga ndalimi me vendim gjykate.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa shumë gomerë shkojnë mbrapa Sali Katunarit

      Ishin ne pune te shteti, të marrë me mik, merrnin rroga, edhe ndonje perfitim të vogël, por nuk u mjaftonte kjo. Dining me shumë, do in edhe burgun siper këtyre, sepse ishin "të pakenaqur me regjimin ne fuqi". Tani, besoj jane penduar sepse kane humbur shumë gjera, por si thotë populli? "Kur vijne mendtë, s'i hanë as qentë." Kur të dalin nga burgu këta debila, do shiten si të persekutuar të regjimit, dhe do jene pjesë e protestave, sepse "na ka dënu regjimi pa të drejtë".

      Përgjigjjuni
      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Ka që janë pasuruar nga kokainë, por ka dhe nga ata që kanë shkuar në botën tjetërr në lule të jetës apo po kalben qelive.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Student

          C do punonjes shteti kudo qofte eshte nje hajdut se perndryshe do ishte nje I varfer per rrogen qe ka.po ne te vertet ata bejne jeten me te mire dhe per kete arsye ka kerkesa per pune shteti jo privat. Hajdutet me te medhej jane gjygjetare e prokurore, pastaj vijne policet, nepunesit ne c do zyre.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje