Drogë ne portin e Durrësit? Në kontejner mungojnë disa arka me banane, 30 punonjës shoqërohen në polici

17 Korrik 2022, 09:27Kronika TEMA

Drogë ne portin e Durrësit? Në kontejner mungojnë disa arka

Një kontejner me banane është gjetur i hapur në portin e Durrësit këtë mëngjes.

Autoritetet dyshojnë për drogë, e për pasojë në polici janë shoqëruar 30 punonjës të sigurisë portuale në Durrës si edhe punonjës që veprojnë në sheshin e kontejnerëve.

Në kontejnerin që është  hapur para skanerit  mungojnë disa arka me banane.

Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike.

Kontejneri ka ardhur nga Amerika Latine disa ditë më parë.

1 Komente

  1. S
    Salih

    Mos qofte"BanaKingu" I famshem....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje