Në 2017-ën u kap me kokainë, kush është viktima që u ekzekutua sot në atentatin në Fushë-Krujë

17 Korrik 2022, 15:42Kronika TEMA

Në 2017-ën u kap me kokainë, kush është viktima që

Diklen Vata është 1 nga tre personat  që u vra  në atentatin e sotëm në mbikalimin e Fushë-Krujës. Raportohet se viktima është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Vata është 30 vjeç, me origjinë nga Laçi.


Njoftimi i policisë për arrestimin e Vatës:

Policia e Tiranës ka arrestuar një shpërndarësh drogash të forta në Tiranë. Diklen Vata, 25 vjeç, nga Laçi, u arrestua pasi policia i gjeti disa doza kokainë fshehur në çorape dhe në çelësat e makinës.

Policia njoftoi se më datë 27.09.2017 arrestoi shtetasin Diklen Vata, 25 vjeç, banues në Laç. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi tek zona e shkollës “Bajram Curri”, i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Diklen Vata, ku gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe 18 mbështjellëse të tjera me lëndë narkotike kokainë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 doza me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila rezultoi e peshës 11.4 gramë, 3 aparate celularë, mjeti i markës “Rover”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

1 Komente

  1. X
    Xan,Xen,Xun

    Policia e arrestoi,provat në prekuroi i çoi, dhe ai për shkelje të ligjit duhej të ish në burg , por prekuroi ,gjukatsi dhe avokati i tij e lanë të lirë në punën e tij të shkeljes së ligjit e të krimit tani prekuroi i çështjes,gjukatsi,dhe avokati duhet të shkojnë në burg në vënd të tij që të zbatojnë ligjin të tjerët e jo për para të shkelin ligjin e të bëhen bashkëpuntorë në krim.sot me atë çka ndodhi në fush Krujë ata janë kontributorë të drejtëpërdrejtë ,si të tillë të gjukohen.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje