Pse po shuhen një nga një personat pranë Ervis Martinajt

17 Korrik 2022, 18:10Kronika TEMA

Pse po shuhen një nga një personat pranë Ervis Martinajt

Vrasja e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku të vrarë me breshëri automatiku mbetën tre persona, mes të cilëve edhe Brilant Martinaj, kushëri i parë i të shumëkërkuarit nga Policia e Shtetit, Ervis Martinaj, nuk është veçse ekzekutimi i fundit i njerëzve pranë një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Shqipëri.

Me gjakftohtësi tërësore, në mesditën e 17 korrikut 2022, një mjet me xhama të errët iu afrua automjetit me të cilin Brilant Martinaj po udhëtonte së bashku me shtetasit Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Të tre mbetën të vdekur nga atentati. Dy të parët, të ekzekutuar brenda mjetit dhe më pas të shkrumbuar prej flakëve që përfshinë veturën.

I treti, pasi i shpëtoi atentatit fillimisht, doli nga mjeti për t’u larguar prej aty. Rrugëtimi i tij nuk zgjati as 10 metra, pasi autorët (ende të paidentifikuar), e ndoqën dhe e ekzekutuan, duke e lënë në mes të rrugës.

Dy prej tre personave, janë të konfirmuar me precedentë penalë.

Vata, i akuzuar për tregti droge dhe Martinaj, i akuzuar për dy vrasje; atë të efektivit të FNSH-së, Xhulio Prela si edhe të ish-policit Xhelal Reçi në Laç.

Ervis Martinaj, në arrati nga autoritetet dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, veçse mund ta ketë parë lajmin e ekzekutimit të të afërmit dhe miqve të tij.

Por, kjo nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh. Mbi të gjitha, pas ngjarjes së bujshme të tetorit 2018 në bllok.

Një prej dyqaneve më të shtrenjtë e më të njohur në zonën e ish-bllokut në Tiranë, do të kthehej në skenën më të bujshme të krimit në tetor 2018.

Ishte pikërisht data 4 tetor, kur Ervis Martinaj me një grup miqsh, do të futej në dyqanin Monopol, pas një konfliktimi me shtetasin Ervin Mata në një prej lokaleve të zonës.

Prej aty, jo të gjithë dolën të gjallë.

Viktimë, ishte një prej miqve të Martinajt, Fabian Gaxha.

Fabian Gaxha

Vetë Ervis Martinaj u plagos gjatë ngjarjes, së bashku me një person tjetër që e shoqëronte, Eljo Hato.

Haxhën ndërkaq e pati qëlluar truproja i Ervin Matës, Mervjol Bilo.

Santiago Malko, një ish-polic, mik i Martinajt, mbeti i vrarë në gusht 2019, pas një atentati që iu bë në mjetin e tij tip BMW.

Malko u ekzekutua më 27 gusht në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20, në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së tij u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje.

Sipas SPAK-ut, vrasjes së ish-policit i paraprin një ngjarje kriminale, ajo e 26 gushtit në vitin 2018, kur në një lokal mbetën të plagosur Juxhin Hamajezi, Ibrahim Durollari dhe Rovaldo Mumajesi.

Santiago Malko

Autori i kësaj ngjarjeje dyshohej të ishte pikërisht Santiago Malko. Fill pas kësaj, SPAK sugjestionoi se ai ka qenë i përfshirë edhe në tentativën për vrasjen e Erlis Dukës.

Ndërkohë, në një intervistë televizive nëna e viktimës do të shprehej se vëllezërit Duka ishin vrasësit e djalit të saj.

Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj.

Erigers Mihasi, do të bëhej edhe miku i tretë i Martinajt, i cili do të mbetej i vrarë në një atentat në Tiranë, në zonën e Astirit.

Pasi ishte i shpallur në kërkim në qershor 2020 nga Policia, Mihasi u vra më 13 nëntor 2021, në udhëtim e sipër me automjetin e tij tip Audi A8.

Mihasi, së bashku me një mikun e tij të automjet, u qëlluan me breshëri automatiku dhe u lanë të vdekur në vend.

Ngjarja tek “Monopoli” e ka bërë po ashtu të njohur fillimisht për Polinë Mihasin, pasi ai u mor në pyetje lidhur me çfarë ndodhi aty.

Mihasi ishte po ashtu mik i ngushtë me Santiago Malkon, i cili u vra disa muaj përpara atij.

Ervis Martinaj

Ndërsa, me vrasjen e Brilant Martinajt, saga e krimeve ndaj miqve të Ervis Martinajt (apo edhe të afërmve tashmë) nuk ka të përmbyllur dhe vijon të jetë e hapur.

Mandej, autorët për vrasjen e Mihasit, ende nuk janë identifikuar dhe vrasja e Brilant Martinajt, në mos identike, është shumë e ngjashme me atë të ndodhur në Astir në fund të 2021-shit.

7 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    kush vret edh kush edhe ben si gango, edhe kur ke shtepia nana e vet ska buke...kshu do vriten kriminelat te gjithe heret apo vone plumbin mbas koke e kan

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mal Cori

      Kur do shteti, ta ben gropen.....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pak e kishte

        Shoket dhe tash farefisi i Visit po bien nje e nga nje sepse Visi i ka lozur me koifiçent te gabuar, jane te gjithe me nga nje x te balli ne albumin fotografik te dukajve

        Përgjigjjuni
        1. 3
          3 bien 6 ngrihen saga vazhdon

          Konkurrecë për territore... Le të ikin një e nga një, kjo llojë gjallese nuk i duhet shoqerisë, ato vetën dhimbje shkaktojnë, janë nga ata që hanë, dhjesin, vrasin, kaq. Mirë e tha rafmet past Kryeministri i vendit, hëngshin kokat e njeri-tjetrit...edhe ata atë punë po bejnë. Shyqyr që nuk pati viktima te pafajshme që janë ndodhur aty ne zone per hallet e veta.

          Përgjigjjuni
          1. g
            gjergji

            Sa mire.Sa me teper te vrasin njeri tjetrin aq ma mire eshte.Bile bile shteti duhet ti stimulojme vrasjen e ktyre vagabondave e vrasesve.Vetem te mira ka.Hangshin sa me shpejt kokat e njeri tjetrit sa ma shpejte.Me shprese.....

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjergji

              Sa mire.Sa me teper te vrasin njeri tjetrin aq ma mire eshte.Bile bile shteti duhet ti stimulojme vrasjen e ktyre vagabondave e vrasesve.Vetem te mira ka.Hangshin sa me shpejt kokat e njeri tjetrit sa ma shpejte.Me shprese.....

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kemben zvarre

                Keta tipa, duke u hequr si te forte (se kam kuptuar asnjehere pse shqiptaret e thjesht i quajne keshtu "trimat" e tyre, mendojne se plumbi nuk i cpon. Nese para ligjit nuk jemi te barabarte, para plumbit po, thote kinezi.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje