
Pas atentatit me 3 të vrarë të ndodhur këtë të diel në Fushë Krujë, kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar në komisariatin e këtij qyteti ku mësohet se ka mbledhur për analizë krerët e policisë së DVP Durrës e Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Departamentit të Policisë Kriminale.
Gazetari Besar Bajraktaraj raporton se, në mbledhje Nano ka kërkuar një analizë të detajuar të fakteve, provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë, vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës, pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative, shqyrtim i të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.
Nano po ashtu mësohet se ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe të rritet forca parandaluese duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të Policisë Kriminale për të gjithë kontigjentet kriminale.
Po ashtu Nano raportohet të ketë kërkuar shoqërime të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.
Kreu i policisë ka kërkuar po ashtu të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për këtë ngjarje, por qëllimi është për të parandaluar në të ardhmen ngjarje kriminale.
Sic duken bathet do kemi se shpejti nje zv.minister te ri.
Le te vrasin njeri tjetrin se jan duke u paksuar .
Film humoristik.. Fantozi
Të parandalohet thotë krye polici. Deri tani çfarë ke bërë ? E keni të keqen brenda. Për sa kohë uniformën e veshin të inkriminuar , e ke të humbur betejën. Në vend mungojnë strukturat e edukimit me të rinjtë. Askush nuk i fton të marrin pjesë në kurse informacioni. Aktivitete të ndryshme që ti heqin nga rruga. Të mos jenë pre e lehtë e organizatave kriminale. Njeriu nuk lind i tillë. Janë shkaqe ekonomike, social - kulturore që e shtyjnë drejt krimit. Shkollat punojnë fare pak në këtë drejtim. Për të mos thënë që mungojnë misionarët e paqes sociale, që duhet të jenë shpesh të ftuar në programe jashtë shkollore. Përmbledhja është që shteti ka rënë në sytë e popullit. Rri formalisht, se në fakt nuk funksionon si shtet .
Deri tani nuk e ka justifikuar famen e nje polici modern te diteve tona ....po nuk hoqi mendjen nga Sali Berisha ska gje ne vije ..... Nano njifet boterisht si i djathte , vec eshte i djathte i Saliut ?? Apo i djathte i ndershem ?? Ky eshte ndryshimi ...ama deri tani eshte poshte standartit , shume krime , shum llum ne polici ....presim
Shko e kerkoji ndihme atij vrasesit Dumani dhe ti gjen ai per gjysem ore.Ti vetem per shou je o koke qyp.
Haha Ka shume rensie që Ka vajtur në policine e Fushe Krujes që pase ikjes së Sander LLeshit policija e shteti Ka vajture me koke poshte edhe KY kote
Uaaaau,Gledisi shkon ne Fushe Kruje!!!Bravo qeveria,gjithnje ben gjene e duhur.Na thoni aman kur Gledisi te kthehet ne shtepi se jemi ne merak.
Dhe ja shkove ne polici dhe cfare do ju thuash?mos lejoni vrasjet?mos lejoni vjedhjet?ik ore idjot i lindur!Ky lloj krimi vjen pasi shteti nuk ekziston dhe sistemi i drejtesise keta njerez i le te lire!Policia punon me autoret dhe ju tregon edhe sekretet qe nuk duhen treguar. Fola ne telefon me nje njeri timin dhe me tha ne fshatin Nenshat te Shkodres para disa javesh nje familje qe punon jashte i kane hapur shtepine dhe jo vetem i kane vjedhur orendite por edhe i kane shkulur edhe dyert e blinduara dhe marre me vete!Kjo eshte shqiperia e sotme qe nuk di nga tja fillosh nga pislleku qe e ka mbuluar!Ky vend eshte i degraduar por rrofte Rama qe po ben politike te jashtme se tjeter gje nuk mund te beje vetem shetitje jashte shtetit se punet brenda i ka rregulluar!Dhe shqiptareve perpiqet tju shese lajmin hapjes se negocjatave te evropes a thua se u be shqiperia shtet po u hapen negocjatat!