
E diela e nxehtë e 17 korrikut shënoi dhe një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend të viteve të fundit. Në një atentat mafioz te mbikalimi i Fushë-Krujës u vranë me breshëri kallashnikovi tre të rinj, dy prej të cilëve u shkrumbuan nga flakët që përfshiu automjetin tip “Volswagen Passat” me të cilin lëviznin.
Viktimat u identifikuan si Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Automjeti drejtohej nga Hoxha, ndërkohë në sediljen e parë ishte Brilant Martinaj, i cili dyshohet se ishte dhe objektivi i atentatit, ndërkohë që në sediljen e pasme ndodhej Diklen Vata.
Automjeti tip “Volswagen Passat” me të cilin udhëtonin tre të rinjtë u godit nga një tjetër mjet që lëvizte paralel me ta.
Nga hetimet paraprake se atentatorët kanë qenë katër persona, ende të paidentifikuar por në kërkim nga policia, për të cilët është vënë dhe një shpërblim prej 30 milionë lekësh të vjetra për këdo që ka informacion.
Brilant Martinaj, 22 vjeç, rezulton i shpallur në kërkim për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljo Prela.
Nga intensiteti i plumbave në drejtim të vendit të parë në automjet, aty ku ishte ulur Brilant Martinaj dyshohet të jetë pikërisht ai shënjestra e këtij atentati.
Viktima tjetër është Diklen Vata, 30-vjeç, një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi rezulton i arrestuar në vitin 2017 me disa doza kokainë në makinë.
Trupi i 30-vjeçarit u gjet jashtë automjetit, çka dëshmon se ai ka tentuar të largohet nga breshëria e plumbave, por që nuk ka mundur t’ia dalë pasi atentatorët janë rikthyer dhe e kanë qëlluar sërish.
Ndërsa viktima e tretë, Besmir Hoxha njihet si miku dhe i besuari i Brilant Martinaj.
Përfshirja nga flakët e automjetit dyshohet të ketë ardhur si pasojë e goditjeve të shumta që makina ka marrë në pjesën e sarbatorit, por nuk përjashtohet edhe fakti që autorët të kenë hedhur lëndë djegëse mbi mjet pasi janë siguruar që i kanë ekzekutuar.
Dyshohet se vrasësit janë ekspert që kryejnë krime me pagesë, duke iu referuar precizonit të goditjeve dhe zgjedhjes së vendit të atentatit, një mbikalim, ku objektivi nuk ka asnjë mundësi të devijojë.
Fill pas ngjarjes së rëndë një automjet u gjend i djegur katër kilometra nga vendi i ngjarjes në fshatin Larushkë. Brenda mjetit “Pasat” u gjendën dy kallashnikovë dhe një armë automatike MP5.
RENEA dhe FNSH kreu kontrolle intensive në zonën ku u gjet e djegur makina e atentatorëve si dhe në fshatin Nikël.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e disa bizneseve për të parë itinerarin e mjetit qe kreu masakrën me tre viktima.
Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës komisariatin e policisë së Fushë-Krujës e vizitoi dhe Drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Gledis Nano, i cili kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe shoqërimin e të gjithë personave të dyshuar nga të gjitha pistat e mundshme.
Policia shtetit vret klodjan Rashën dhe Gazmir Markun, dhe lë të fuqizohet grupe miniskule te zogu zi.
Po pse kemi ne policie haha ate Jane aty per të rrepur fukarat ose ata që nuke kane njerze të njoftur në punet e (shteti?) Dhe po për të mbledhure kufomat rrugve
Pune bandash horrash, histori gazetash. Po Saliu cdreqin hyn ne kete mes?
Fushe Kruja dhe tane Veriu, fidanishte vrasesish me dhe pa pagese.
Une mendoj se policia po i le ti hane koken njeri-tjetrit dhe vete ferkon duart.Nese nuk eshte keshtu si ka mundesi qe keta pijne kafe lirshem dhe vijne verdall me makina ? Kjo eshte strategji per te mos harxhuar as kohen dhe as djersen me kete kategori e pastaj bejen sikur kerkojne per gjurmet deri sa dikush tjetre te laje hesapet me grupin e radhes...
shume mire bene policia do merret me bodigardet e saliut qe ika hyre frika tani
Me e bukura eshte kur thone qe ne vend ngjarje shkoi dhe Geldis Nano.Aman na thoni kur te kthehet ne shtepi se jemi ne merak.