Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për tenderin e sterilizimit

18 Korrik 2022, 10:33Kronika TEMA

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK për tenderin e sterilizimit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në SPAK. Mësohet se Beqaj është thirrur në SPAK për hetimet për tenderin e sterilizimit.

Historiku i koncesionit në shëndetësi dhe dyshimet për korrupsion

Në vitin 2015 qeveria vendosi që shërbimi i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale të mos ofrohej nga vetë spitalet, por të kalohej me koncension. Kështu me datë 10 dhjetor 2015, Ministria e Shëndetësisë, ka lidhur një kontratë koncesionare 10-vjecare me kompaninë “Sani Service”.

Kontrata ishte planifikuar të zgjaste për një periudhë 10-vjeçare, me një vlerë fillestare të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh.

Por, në vitin 2018, shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga partneriteti publik-privat ishin 2 miliardë lekë, ose 28.3 për qind më shumë se plani prej 1 miliard e 560 milionë lekësh, që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë ngriti një grup pune në datë 25 shkurt 2019 me mjekë specialistë për rishikimin e seteve kirurgjikale.

E gjitha kjo me qëllim uljen e numrit e mjeteve kirurgjikale në çdo set dhe në këtë mënyrë ulej edhe të kostot financiare.

Nga ana tjetër në dhjetor të vitit 2019, nisma “Thurje” bëri një kallëzim penal për zyrtarët publik të përfshirë në koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, të cilët mund të kenë abuzuar me to.

3 Komente

  1. D
    Dani

    Hajde me këmb të mbare ilir Beqaj, Edi Rama, Arben Ametaj dhe Dami Gjiknuri kane krijuare një sistem të frigshem korrupsjoni një lloje si familja mafjoze e Sali Berishes dhe ilir Metes politikanet si majtaze si djathtaze mbane afer veti kriminel si ata që u vrane dje Sali Berisha Ka kriminel e vet si i Sali Lushen me djalin e ti hajdute dhe vrase. Edi Rama Ka Rrajat me shoke se Jane shume dhe nuke numrohen . Po nuke u denune, Sali Berisha, Edi Rama dhe ilir Meta me njerzit e tyre Shqiprija kurre nuke Ka për të pasur qetsie as mirqenje.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doku

      Të shtunën isha mjek roje në kirurgji dhe operova pesë pacientë në urgjencë. Shërbimi im 24 orësh i të shtunës do të paguhet 60 mijë lek të vjetra, se kaq thotë Manastirliu e ka mundësinë shteti shqiptar! Ndërsa PPP-ja e Sanit do të marrë plot 1.3 milionë lek të vjetra( 5x 260 mijë) për zierjen e instrumentave të operacioneve me të cilët unë shpëtova pesë jetë të shtunën! Nga këto para, ky basketbollisti në foto me çantë shpine bashkë me kapitenin e tij të ekipit “Rilindja„ marrin të paktën 40%, apo 520 mijë lek. Se 40% përqind ka tek Sani ai bedeli emigrant Rrapaj. Në Gjermani për këtë punë në shërbim 24 orësh doktori merr të paktën 500 euro dhe sterilizimi kushton nja 100-150 euro, Në Rilindistan doktori paguhet 50 euro dhe PPP-ja e Beqe Ramës merr plot 1000 euro!

      Përgjigjjuni
      1. F
        Firmat e themeluesve të PD-së 1991

        Dhe gjatë pushimeve verore SPAK arselon qytetarët.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje