Sherri për dritat e gjata të makinës, momenti kur Brilant Martinaj dyshohet se ekzekutoi efektivin Xhulio Prelaj

18 Korrik 2022, 11:23Kronika TEMA

Sherri për dritat e gjata të makinës, momenti kur Brilant

Pamjet e mëposhtme tregojnë momentin e vrasjes së ish-efektivit të Policisë, Xhuliano Prelaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të 2020, ndërsa autor i dyshuar është Brilant Martinaj.

Video e transmetuar në emisionin“Në Shënjestër” tregon se si mjeti i drejtuar nga Brilant Martinaj e konfirmuar edhe në dosjen hetimore, afrohet në një rrugicë dhe parkohet nga ky i fundit. Më pas, shihet se si ai qëllon mbi ish-efektivin Prela, duke e lënë atë të vdekur.

Pamja e plotë bllokohet nga një mjet tip “Trajler”, por ekspertët e policisë, thonë se kanë pasur pamje më të qartë dhe janë të bindur se autori është Brilant Martinaj, aktualisht, ende i shpallur në kërkim nga policia.

Konflikti dy vite më parë me Xhuljo Prelën dyshohet se nisi pas një sherri për dritat e gjata të makinës, pasi Prela, i cili po kthehej nga fshati Kosmaç i Shkodrës ndaloi teksa autorët i sinjalizuan me drita dhe elektrik dore.

Duke menduar se ata mund të kishin nevojë për ndihmë, Prela ndaloi por u përball me plumbat nga një pistoletë TT e autorëve.

Prokuroria tha se nga analiza e qelizave telefonike, ishte provuar se në vendngjarje ndodhej edhe Brilant Martinaj.

Video në fjalë është filmuar në zonën e Milotit në orën 01:55 në një karburant, ku Brilant Martinaj ndalet për të furnizuar automjetin më pas rezulton se ai ka udhëtuar në drejtim të fshatit Gajush, ku ka shkëmbyer dritat e gjata me policin. Pas një debati verbal, ai ka shkrepur armën, duke lënë të pajetë efektivin e policisë me 3 plumba.



7 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Më mirë të kishin ikur në emigrim, mbase do ishin akoma gjallë, se pa një kryq leku në arkën e kursimeve.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Ministria e komshikultures

      "Firmat e themeluesve të PD-së 1991" Si hasjan qe qoke, e paske hallall budallen e krese.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Disa plehra me pak. Le te shpresojme te emilinojne njeri-tjetrin qe mos te vrasin njerzit e pafajshem qe bejne punen e tyre. Cfare nuk kuptohet eshte sesi ky njeri qe ka vrare ne menyre kaq te ftohte vetem per drita te gjata nje ish-efektiv dhe ka qarkulluar i lire eshte per tu habitur.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Te ikesh per lesh

          Vrau per dritat e gjata dhe iku per leshi. E shkurter.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Drilon

            Polici i shkrete thuaj. Shume gjynah!

            Përgjigjjuni
            1. U
              Usa

              Drilon,vrau policin e shkrete,po e ekzekutuan si qen,ja dhane kusurin me interesa!Tipa gangsterash si puna e ktyre e kane patur historikisht jeten shume te shkurter!

              Përgjigjjuni
            2. S
              Speed

              Dhe ky qeni levizte i lire? Si ka mundesi? Ça shtet bananesh jemi

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje