
E ndërsa pritet të dalë përpara togave të zeza paraditen e së dielës, të tjera detaje dalin në drita nga krimi i ndodhur në Greshicë të Mallakastrës.
Gjatë marrjes në pyetje ekspertë të policisë, 37-vjeçari, Mariglen Muhametaj është shprehur se shkak ka qenë një zënkë e çastit më të atin, raporton. BW shkruan se i ndjeri Qemal Muhametaj, i ka thënë të birit të gjejë punë, të mos rrijë kot.
“Gjej punë, mos rri kot. Unë nuk kam me çfarë të ushqej”, mësohet të kenë qenë fjalët e fundit të 73-vjecarit, drejtuar të birit në korridorin e shtëpisë.
Në debat e sipër midis atë e bir, Marigleni, mësohet që fillimisht e ka shtyrë me forcë të atin, i cili ka përfunduar në oborrin e shtëpisë, i shtrirë në tokë. Autori nuk është mjaftuar me kaq, por me një pllakë betoni, të marrë nga oborri, e ka goditur të atin në kokë, duke i marrë jetën në vend.
37-vjeçari ka pohuar se është larguar nga banesa e nuk është larguar shumë larg saj, duke qëndruar i fshehur pas pemëve, deri kur është gjetur nga policia. Gjatë kohës, që Mariglen Muhametaj ka treguar rrjedhën e ngjarjes së rëndë, ka qenë i qetë, nuk ka shfaqur shenja pendese, madje ka treguar disa herë po të njëjtin version.
Mis dalsh kurre ne driten e diellit ishalla.