Gjendet i pajetë roja i portit në Sarandë, dyshimet e para

18 Korrik 2025, 15:00Kronika TEMA
Gjendet i pajetë roja i portit në Sarandë, dyshimet e para

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në Portin e Sarandës, ku është gjetur pa shenja jete një 64-vjeçar.

Viktima, identiteti i të cilit bëhet i ditur me inicialet I. R., ishte i punësuar si roje në Portin e qytetit të Sarandës.

Sipas Policisë së Sarandës, nga hetimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Materialet mbi rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. 

 

1 Komente

  1. D
    DinPak

    C'eshte ky lajm! Pa sa vdesin cdo dite, dhe pse kane njoftuar vetem kete vdekje?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje