“Gjigandi’ i bananeve në kërkim për kokainë, kush është Trifon Murataj i 'BanaKing'?

4 Nëntor 2022, 10:58Kronika TEMA

“Gjigandi’ i bananeve në kërkim për kokainë,

Pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj është shpallur në kërkim, teksa janë vënë në pranga administratori Petrit Demishaj dhe 2 punonjësit e skanerit. Policia thotë se ka prova se këto persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë organizuar trafikimin e sasisë prej 33.5 kg kokainë nga Ekuadori në Shqipëri.

Policia ka vënë në pranga, Petrit Demishaj, i cili kishte si detyrë që të priste ngarkesën me banane në Port, brenda së cilës ishte dhe sasia e kokainës. E ndërsa pjesë e këtij grupi ishin bërë edhe 2 punonjës të skanerit në Port, Alban Naziraj 48 vjeç (operator skaneri) si edhe Artur Sevdaraj 48 vjeç (imazhier skaneri).

Këto të fundit në bashkëpunim me njëri tjetrin ia dolën që të nxirrnin të pastër në skaner kontejnerin ku ishte sasia e drogës. Mirëpo, anti-droga shqiptare kishte pasur informacione për sasinë e drogës që kishte mbërritur, për këtë arsye bëri kontrolle fizike me qen, ku arritën të zbulonin kokainë e fshehur në 31 pako në 2 arka bananesh të ‘BanaKing’. Uniformat blu vijojnë punë kapjen e Trifon Murataj, pronarin e kompanisë Zico Sh.A që tregton banane nën emrin “Bana King”. 

Itinerari

Ajo është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port për 21 tetor. Në këtë datë, është nisur drejt Shqipërisë, ku ka mbërritur në Portin e Durrësit më 28 tetor, e ndërsa zbulimi i drogës është bërë, sot 3 nëntor.

Drogë në kontejnerët e ‘BanaKing’, rast i përsëritur
Kjo nuk është hera e parë në kontejnerët me banane të Kompanisë ‘BanaKing’ është gjetur drogë. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontejneri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta

SPAK në Portin e Durrësit

Operacioni i quajtur ‘Again’, u realizua nga strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”. Në vendngjarje kanë qenë edhe prokurorë të SPAK.

Njoftimi:

Port, Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Again”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.

Operacioni u zhvillua nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Port Durrës, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit.

Vihet në pranga administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane, brenda së cilës Policia gjeti 33.5 kilogramë kokainë.

Shpallet në kërkim presidenti i kësaj kompanie.

Në pranga edhe 2 punonjës të skanerit, në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, për zbardhjen e rastit të trafikimit të 33.5 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, që u gjetën dhe u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

P. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën me banane, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”;

A. N., 48 vjeç, banes në Tiranë, me detyrë operator skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsfikimi kompjuterik”;

A. S., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë imazhier skaneri, në Portin e Durrësit, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Flasifikimi kompjuterik”.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi T. M., 53 vjeç, banues në Tranë, president i kompanisë pritëse të ngarkesës me banane. Vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Arrestimi i 3 shtetasve dhe shpallja në kërkim e presidentit të kompanisë, u bënë në kuadër të operacionit policor të koduar “Again”, gjatë të cilit, shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencën informative që dispononte Policia e Shtetit, se në një kontenier me ngarkesë bananesh, për llogari të një kompanie në Tiranë, kishte lëndë narkotike, ushtruan kontroll të imtësishëm me qen antidrogë, pavarësisht se skaneri e nxorri të pastër ngarkesën me banane.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar trafikimin e 33.5 kg kokainë, nga Ekuadori në drejtim të Portit të Durrësit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale".

25 Komente

  1. S
    Salih

    ...sapo I dergova Z. Mero nje shkrim ne editorialin e tij...per banakinget e shqiperise....

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Akoma kam ne mendje gjenialin, fotozhenikun e ekranit, Ardit Gjebrene, qe, se bashku me do kalamj llupin banane qyl. Une kujtoja se ky, bashke me te shoqen ishin pronaret e "Bana King" nga perkushtimi deri ne ekstrem i aktrimit te reklames. Sa keq me vjen qe president na paska qene Trifi (alias Murati, por qe kur ishte emigrant ne Gerqi, nga Murat Murataj, u pagezua ne Trifon) dhe jo Diti me te shoqen.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Peti pi vërteti

        Edhe Tërfon, edhe Murat, nuk shkon........... . Po Arditi, çfarë thotë....?

        Përgjigjjuni
        1. S
          Salih

          Faleminderit Z.Mero. Nuk kam asgje personale me bizneset e ndershme, as me Gjebrene, qè e shpreh ligesine dhe neverine e tij per kete vend ne TV e tij. Tani, uroj qè banakingut dhe gjebrese mos t'i futet bana ne sumè...

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muli Noka

            cfare surrati dhe pas disa kohesh do e shikonim deputet kete me ndonje parti. largohuni nga ky vend njerez normal se nuk eshte per ju ky vend

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tafuti

              Kisha degjuar se ky Gjebrea ishte pederast, tani e kuptova pse i ha kaq shume Bananet!

              Përgjigjjuni
            2. L
              Likja

              Binjaku fahri paces,sa i keq do jet per lek ky,,

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Obobo! Me siguri policia shantazhon firmen sepse per ate punon edhe Arditi, armiku i Ramës.???????? Tani nga një banane në bythë Arditit e gjithë atyre që mendojnë se Shqipëria zhvillohet duke “shitur” banane.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Ku është problemi këtu?

                  Të mendosh gjithë ato para që ka dhënë Banaking nëpër TV të ndryshme për reklama dhe sponsorizime emisionesh, nga të cilët më i spikaturi është Gjebrea që bën reklamën e bananes. Kohë më parë kur filloi skandali mediat e sponsorizuara qepën gojën dhe çensuruan lajmin. Kjo është dëshmia se si blihet media me para. Kur blihet nga këta të Banakingut, imagjino ç'i bën politika medias! Rreshtore!

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jugu

                    Eshte teresishte e stisur nga Rama dhe te tijet. Sepse ky Murati mbeshtet hapur te djathten. Dhe keto bananet me kokaine jane te gangove te qeverise, qe ndertojne pallate me lali Erin, por koka turku behen kompanit pa mbeshtetje politike si fukaraj (njehere koha) Trifon Murati. Eshte dhe konkurrenca, Angjelet me shoke, qe duan ta largojne kete djalin/burrin nga nje rreth i vogel i vendit, dhe te jene ata oligarket e bananes dhe cdo gjeje ne vend. Vend koti, mafiozesh, dhe kriminelash. Largohu o z.Trifon nje sate dhe me pare ne Amerike. Eshte vend mafiozash Shqiperia edhe pse eshte vend me natyre te bukur.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Parruca

                      Tani edhe thua qe mbeshtet te djathten edhe kokainen e transporton per hesap te qeveritareve te majte. Sikur nuk qendron llogjika? Eshte vend mafiozesh i thua dikujt biznesi i te cilit eshte perfshire ne trafik. Nese eshte vend mafiozesh, eshte dhe per shkakun e tij qe transporton.

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        shqip

                        Thuaj me mire qe eshte llogjike nevojtoreje e hajvaneve te Berishes e Like spijunit, qe per cdo gje do bejne fajtor Ramen e socialistet, kur vete qelben era droge.

                        Përgjigjjuni
                      2. C
                        Cufcuf

                        Me pelqen ideja e ketij JUGUT. E ka gjete, eshte komplot me tej se i Rames. Eshte komplot nderkombetar, perfshi amerika latine, europa perendimore dhe lindore, qeveria dhe biznesi shqiptar, per te mbytur BanaKing. Ashtu eshte, e ke gjet.

                        Përgjigjjuni
                      3. k
                        kete kisha une.

                        Po mire qe destinacioni pruri droge ne Durres, po ne Itali s'u kontrollua ky kontiener apo dhe atje jane doganiere e skaniere shqiptare? I thoni Klodiana Lales dhe njerit nga 1111 Artan Hoxheve (se ne Shqiperi jane pa mbarim Artan Hoxhet) qe te marre nje linçence per Anvers (Anwerpen) apo Roderdam se atje shkarkohen vaporra tere diten me droge. Ne vend qe ti fusni droge Saliut te Sheqeres apo atij ish burrit te Munikes, Ilirit, ngelet me kontinieret qe i dergon amerika dhe be ne Durres!

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Belo

                          Pyesni Belind Kellicin dhe Bert Avdulin per kete Trifonin

                          Përgjigjjuni
                          1. a
                            arqile

                            Turp per mediat ne shqiperi. Turp per Artan Hoxhen per disinformimin qe bejne.JO ME LARG SE DIJE U THA U ARESTUAN 8 PUNETORE.

                            Përgjigjjuni
                            1. Q
                              QIM PEKA

                              Ky TRIFON MURATAJ KA TE BEJE ME ATE GRAMOZ MURATAJN BOSIN E BASTEVE SPORTIVE QE KERKOEJ PER PROSTITUCION NE ITALI

                              Përgjigjjuni
                              1. Q
                                Qerimi prej Tirone

                                Nuk na treguat se nga ishte ky Trifoni? Nga fytyra duket se eshtë rilindas, mbase gaboj. Në portin e Durresit sundon mafja, ne fakt ka sunduar gjithemone. Kush do qoftë mbrapa kesaj afere duhet te ndeshkohet, ti hiqet liçenca dhe ti jepet dikujt tjeter. Banane mos blini ma sepse megjithese vijnë lirë në Durrës keto i shesin shtrejtë. Se fundmi e mart lumi atë vend dhe ato njerzë, nje hale janë krejt. Shteti dhe begatia e atij populli nuk rregullohet me keto lloje monstrash

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Ne,ju, ata,ato.

                                  Po ckeni more, pse behi merak ore shqiptare, po cdo gje qe behet, behet per mireqenien e popullit, kush eshte i zoti le te rriskoje, kujt sja mban bytha le te rrije e te mos ndihet e te haje banane, po dhe ' BanaKing'.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. B
                                    Beni

                                    Trifoni ka qene I ndjekur nga DEA Amerikane dhe jo nga keta qe punojne neper dogana dhe polici,po te ishte per policine tone Trifoni do ishte si Eskobari sot !

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Shqiptari

                                      Tash reklama e re,ne vend Banaking COCAINAKING..!

                                      Përgjigjjuni
                                      1. A
                                        Asd

                                        Skema e mafias eshte kjo; blihet dhe korruptohet i gjithe grupi i njerezve qe kontrollojne kufijte, doganat, policine, drejtesine, median dhe politiken (marrin rroge te gjithe). Pra askush as mund ti ndalte dhe as denonte. E "paparashikueshme" eshte vetem DEA. Vetem atyre nuk kane cfare u bejne. Ne te gjitha rastet qe eshte kapur droga ne durres, dhe vecanerisht bananet e ketij Trifonit, jane ndjekur, sinjaliziar dhe kapur nga Policia e Vendeve te tjera. Shteti yne eshte i falimentuar si organ force dhe ekuilibri ndaj ligjit.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Robert Vevecka

                                          Nuk eshte e re . Nuk funksionon fare shteti , nuk funksionon drejtesia ,eshte leve ne duart e politikes .Deri sa qeveria shkel kushtetuten posacerisht per pronat ,sot e 32 vite me pare ,cfare prisni , prandaj eshte pjerdhur dhe po boshatiset Shqiperia ,eshte mafije , dhe nuk habitemi fare .

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Robert Vevecka

                                            Nuk eshte e re . Nuk funksionon fare shteti , nuk funksionon drejtesia ,eshte leve ne duart e politikes .Deri sa qeveria shkel kushtetuten posacerisht per pronat ,sot e 32 vite me pare ,cfare prisni , prandaj eshte pjerdhur dhe po boshatiset Shqiperia ,eshte mafije , dhe nuk habitemi fare .

                                            Përgjigjjuni
                                          2. A
                                            Ay qy !!!

                                            Artikull VK. Per Trifon trefletshin nuk na the asgje , humbje kohe te lexosh kete artikull qe eshte edhe me i lexuari ....

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje