GJKKO cakton datën 5 qershor për seancën e parë të dosjes Meta-Kryemadhi

28 Maj 2026, 21:00Kronika TEMA
GJKKO cakton datën 5 qershor për seancën e parë të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e parë për çështjen e dosjes CEZ-DIA, ku po gjykohen ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhit.

Vendimi u mor nga treshja e re e gjyqtarëve që u zgjodh me short pak ditë më parë, Erjon Bani (relator), Rudina Palloj dhe Marinela Osmani.

Seanca e parë do të nisë në orën 11:00.


Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK-u se janë përfshirë në korrupsion, pastrim parash e fshehje të pasurisë.

 

Lini një Përgjigje