Gjykata e Posaçme ka lënë në burg oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Në seancën e sotme, Haxhiaj ka mohuar çdo akuzë duke thënë se nuk ka pasur aplikacionin Sky Ecc, raporton gazetarja e Top News, Alketa Shaba.
“Më kanë përdorur emrin, nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, ka deklaruar ai.
Haxhiaj akuzohet si i lidhur me grupin e goditur nga SPAK me palën Italiane.
Arrestimi ka lidhje me aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK, ku është goditur një grup i përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.
Për vitet që dyshohet se ka kryer këto vepra penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale ku ka shërbyer për disa vite. Muajt e fundit ishte transferuar te Antiterrori dhe së fundmi po vazhdon studimet për të marrë gradën nënkomisar.
Debil! Po mesazhet nuk kanë lidhje me emrin në to po me llogarinë e telefonit nga janë nisur ato. Dmth ty të kanë përdorur telefonin tënd kur flije gjumë...? Po ditën kush e përdorte?
Debil, i pandehuri deklaron; "nuk kam pasur Sky Ecc. Nuk kam komunikuar asnjëherë në aplikacionin Sky”, pra nje ekspertize e sakte informatike mund te jape pergjigjen definitive!
Po aksesin ne llogarine tende ne sistemin e sigurise ne shtet kush e ka perdor? Informacioni kur aksesohet dhe cfare aksesohet ka len nje gjurme dhe ky informacion perkon me interesat e tua. Pyetja ime eshte, ka ndonje drejtor ne polici qe nuk eshte I perfshire ne krim te organizuar?