Gjyshja rrëmbeu nipin, i vëllai tregon arsyen dhe i bën thirrjen nënës së 3-vjeçarit: Lëri budallallëqet, e dimë që e bën për para

22 Prill 2024, 13:30Kronika TEMA
Gjyshja rrëmbeu nipin, i vëllai tregon arsyen dhe i bën thirrjen

Vëllai i Barie Gjunit, gjyshes që rrëmbeu nipin 3-vjeçar dhe ia riktheu nuses pas gati një jave, ka hedhur akuza ndaj 23-vjeçares Ile Gjuni duke u shprehur se gjithçka e bën për para.

Në një lidhje telefonike në emisionin “Me zemër të Hapur” të moderatores Evis Ahmeti, ai iu drejtua 23-vjeçares duke u shprehur se: “O Ile e dimë qe e ke bërë për para. Në momentin kur mori paratë e siguracionit të bashkëshortit të ndjerë filloi të lejonte gjyshërit të shikonin nipin, se më përpara nuk i lejonte”.

Ai theksoi se Ile Gjuni nuk e ka lejuar gjyshërit të shihnin nipin pas largimit nga banesa e tyre pas vdekjes së bashkëshortit, Avni Gjuni.


I vëllai i Baries deklaroi se e motra kishte dërguar nipin 3-vjeçar për ta vizituar pasi ishte me kollë dhe kur i dërgoi ilaçet nuses së saj, sipas tij, kjo e fundit ia kishte hedhur në kanal.

I vëllai i Barie Gjunit: “Nuk quhet rrëmbim, se ka marrë për të mos e kthyer më. Motra thjesht e ka marrë për t’i vazhduar ilaçet pasi e vizitoi tek doktori, fëmija doli i ftohur, i sëmurë. I mori ilaçet, ia çoi nënës së tij dhe i tha ‘fëmija ka dalë i ftohur, ka 7 muaj me kohë, e vizituam ne, ja ku i ke ilaçet a mund t’ia japësh?’.

Motra ime ia ka blerë vetë ilaçet, por zonja i ka hedhur në kanal. Ka thënë ‘fëmija nuk është i sëmurë, s’ka nevojë që ta vizitoni ju’. Nga kjo është arsye është detyrua motra që të marrë fëmijë dhe në policinë e Durrësit e ka dorëzuar me ilaçet që ia vazhdonte çdo ditë.

Kjo është arsyeja që e ka marrë, thjesht për t’i dhënë ilaçet fëmijët. Nuk e ka rrëmbyer, ka ardhur me çantën e ilaçeve, edhe dhëndri ia ka treguar policisë.

Ajo është treguar shumë e keqe, mbas vdekjes së djalit rreth 2 muaj e gjysmë s’kanë pasur të drejtë gjyshja dhe gjyshi për ta vizituar, arsyet ajo i di vetë. E gjithë familja i kemi shkuar për të biseduar, se boll fëmija humbi babën, fëmija do dashuri e jo para. Ilja i thoshte motrës 24 orë që t’i fëmijën nuk ke për ta parë kurrë, mbas disa kohësh me ndërhyrje të tjerë ranë dakord që ta shikonin të shtunën e të dielën nga 3 orë fëmijën, kjo është e vërteta që të gjithë e dinë.

Më vjen turp që ta them unë të vërtetën nga Belgjika, kur e dinë të gjithë. Motra kërkonte që nipi të flinte tek shtëpia e saj, por ajo nuk pranonte. E detyroi motrën që ta mbante. I kam shkuar nga Belgjika në shtëpi për këtë punë, i kam thënë ‘lëri ato budallëqe, se fëmija do dashuri, si nga ana jote ashtu edhe nga ana e gjyshërve’.

4 Komente

  1. I
    Iso

    Ky vllai i gjyshes qenka nje shkerdhate qe nuk e ka shokun! E para nqs ka leke per te marre per aksidentin ato i takojne gruas dhe djalit dhe askujt tjeter e dyta qenka femija i semure e nena nuk dashka ti japi ilacet,per mendimin tim genjeshter sepse sado qe ta duan gjyshja nipin nuk e do me shume se e ema.Ky palla (vellai i gjyshes) me duket se me shume po prishe pune se po ndreqe.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dakord

      Po mirë more ti që jeton në Belgjikë nuk paske mësuar gjë në europë? Supozojmë që këto që thua janë të vërteta, denoncimin e nënës "së keqe" në institucionet ligjore nuk e njeh familja juaj??!! Ju thjesht jeni shpellarë që kujtoni se jeni pronarë të fëmijës. Po dëmin psikologjik që i shkaktuat fëmijës së shkretë a e konsideron ti??? Nuk e quakërke rrëmbim ti zotrote?? Thua që nëna e bën për para a thua se në shqipëri të japin 1 milion euro siguracion!!! Kërkoni falje e mbyllni gojën atë bëni. Turp.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tosi

        Te gjitha sa ka thene deshmojne per mostruozotetin e ketyre plehrave qe kane guximin edhe ti permendin parate e gjakut te burrit te saje qe sigurisht ja jep ligji. mostrat e shqpellave kane dashur si duket ti gezojne vete parate. jane aq te mostra saqe ky pleh, vazhdon justifikon rrembimin per gjoja mjekim te femijes. duhet dhe do bejne burg sepse thjeshte jurisprudenca shqiptare nuk do pranoje rast qe te sherbeje si precedent per shpellarte e tjere qe bejne veprime te tilla

        Përgjigjjuni
        1. A
          Albana

          Pordhe me rigon. Ca jane keto budalliqe. Kjo nusja qenka futur ne nje shtepi te semuresh psiqik. Na paska dhene gjyshja ilace per kolle?!! E ca pastaj se si perdori nusja. Ne Gjermani kur kane kolle femijet si japin ndonje ilac specifik. Edhe nuses i takojne leket e siguracionit te burrit. Pastaj c'lidhje ka leket e siguracionit me djalin?! Nusja duket qe eshte goce e mire. Aman me mire mos flisni me se po felliqni veten. Duke dashur te nxirrni nusen e keqe po dilni vet si legen.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje