Goditi me grushta e shqelma kryetarin e KZAZ-it në Kashar, arrestohet 26-vjeçari

15 Maj 2025, 15:55Kronika TEMA
Goditi me grushta e shqelma kryetarin e KZAZ-it në Kashar, arrestohet

Policia ka arrestuar vëzhguesin nga radhët e Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht kreun e KZAZ-së në Kashar.

Ai është Rei Nozlli vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste Orlando Rakipi.

Ky incident shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 30, në Yrshek, pasi gjatë procesit të numërimit, përfaques të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. N., 26 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt, për veprime të metejshme proceduriale.

Në lidhje me pretendimin se në konflikt janë përfshirë dhe punonjës policie, sqarojmë se ky pretendim është i pavërtetë.

Vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt dhe dokumentimin e plotë e rrethanave të konfliktit.

1 Komente

  1. A
    Aron

    Gabim. Kur shikoni parregullsi njoftoni policine, mos u beni me keq se vandalet e demokratve.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje