Një aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi policie ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Borsh-Fterrë”.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në këtë automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie).
Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.
Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.
Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.
Keqardhje per humbjen e jetes. Por kam shume bindjen se asnjeri nuk ka patur rripin e sigurimit. Policet mendojne se nuk do gjobiten dhe i sheh shpesh pa rrip dhe me celular. Po ja qe Zoti nuk njeh mik. Edhe njehere keqardhje.
Veretet keqeardhje ... per secilin qe humbin jeten ne Aksidente ... Por dhe kjo duhet te kete qene dhe shkaku mbase ( Rripi i sigurimit ) Pastaj jane dhe arsyhet e tjera.... Patenten e mare pa qene tamam shofer, ose pijet Alkolike , etj perjashto arsyhet shendetesore kure i ndodhe dikujt nje fatekeqesi e tille....te tjera Aksidente ndodhin nga mangesia e drejtuesit te shoferit ! Zoti i pate mare ne parajse, mbase kure te lindin perseri e te vine ne jeten e dyte mbas vdekjes, mbase jane te te vetedijshem per rregullat e qarkullimit ...dhe eleminohen vdekjet...Zoti ju ndimofte ne kete jete njehere qe po jetojme....se ne jeten e dyte qe do te ,idnim öperseri duhen shekuj te tere pa shifra dhe numra se kure ?