Grabitet gjatë natës arka e Ujësjellësit të Kuçovës, grabitësit marrin 2 mln lekë të vjetra

22 Prill 2024, 14:34Kronika TEMA
Grabitet gjatë natës arka e Ujësjellësit të

Është grabitur gjatë natës arka me lekë e pagesave të ujit të pijshëm në Drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve në qytetit e Kuçovës.

Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga njëra prej dritareve të kësaj drejtorie dhe pasi kanë shqyer kasën me levë, kanë marrë 2 milion e 200 mije lekë (të vjetra) që ndodheshin brenda saj.

Vjedhja është pikasur nga punëtorët e kësaj drejtorie mëngjesin e sotëm, pasi kanë shkuar në punë. Ata kanë parë kasën e shqyer dhe kanë njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Efektivët e policisë janë duke marrë në pyetje punonjësit e kësaj drejtorie si dhe po kërkojnë gjetje e kamerave të mundshme të bizneseve përreth kësaj drejtorie, pasi vetë institucioni nuk ka kamera, gjë që e bën të vështirë identifikimin e autorëve.

 

 

Lini një Përgjigje