Hodhi foshnjën në lumë, lihet në burg 32-vjeçarja, avokati: Të ndryshojë akuza

9 Janar 2023, 12:01Kronika TEMA

Hodhi foshnjën në lumë, lihet në burg 32-vjeçarja,

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për Orjana Gremin, e cila hodhi në lumin Kir foshnjën e saj para disa ditësh.

Ndërkohë avokati i saj Bruno Pepa, ka kërkuar ndryshimin e akuzës në vrasje në rrethana cilësuese.


32-vjeçarja është transferuar në burgun e grave në Tiranë, ndërsa gjatë seancës nuk ka bërë asnjë reagim. 32-vjeçarja do i nënshtrohet edhe një ekspertimi psikologjik.


Ngjarja e rëndë ku Gremi ka hedhur foshnjën në lumin Kir, është regjistruar në fshatin Golem më 4 janar, ndërsa është zbuluar paraditen e kësaj të shtune kur u gjet trupi i pajetë.

Ajo ishte e pamartuar dhe nuk kishte familje, ndaj jetonte me dajën në fshatin Golem. Deri më tani ajo nuk e ka deklaruar atësinë e fëmijës.

2 Komente

  1. L
    L.Anima

    Asgjë kafshë . Kafsha , l'animal , t'ishte njeri - metamorfozæ - prapë do i qëndronte një v(r)ullneti . A do e dështonte ? E panjohur ! Ndërsa njeriu mendon . A mendojnë vërtet kur vrasin mendjen si kafsha gjuan prenë e pret , edhe njeriu , të hidhet nga shkëmbi si Suliota ? Ësht'të lëshë mënte më nj'anë e zgjhedhësh ndër botës animale apo asaj njerëzore atë tjetrën që nuk ka as ashtu as ashtu .

    Përgjigjjuni
    1. s
      syçeluri

      Buçet nuk te lene tju afrohesh kelysheve te saj e jo me tja marresh,kjo ç'fare gjallese eshte?!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje