Ilir Beqaj mohon akuzat para togave të zeza

6 Korrik 2024, 15:35Kronika TEMA
Ilir Beqaj mohon akuzat para togave të zeza

Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet prej orës 12:30 seanca për vlerësimin e masave të sigurisë për Ilir Beqajn dhe bashkëpunëtorët, nën hetim për korrupsionin me fondet e BE në SASPAC.

Burimet bëjnë me dije se në seancën që po zhvillohet, ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij. Seanca vijon të zhvillohet me dyer të mbyllura, pa praninë e medias. Pas mbrojtjes së Beqajt do të vijojë mbrojtja e të akuzarve të tjerë. Ilir Beqaj ka kërkuar lirim me garanci pasurore në gjykatë dhe ka ofruar 5 milionë lekë të reja.


Seanca u shty për sot me kërkesë të avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për tu njohur me aktet hetimore. Gjyqtarja Rudina Palloj do të vlerësojë masat e sigurisë.

Arrest me burg është vendosur për Ilir Beqajn ish-ministër dhe ish-drejtor i SASPAC, bashkëpunëtorin e tij Ermal Kurtulaj, koordinator i projektit EUSAIR, dhe Alfred Nikollën, drejtori Administrativ i ‘Landëays International’. Ndërkohë, arrest shtëpie është caktuar për Elton Marini ortak i shoqërisë private dhe Gazmend Haxhia - Pronari i ‘Landëays International’, por për të nuk është ekzekutuar masa e sigurisë pasi ndodhet jashtë shtetit. Në detyrim me paraqitje janë Bledar Leka e Bjona Zijaj konsulentë financiarë.

I vetmi që ka katër akuza është ish-ministri Ilir Beqaj ndaj të cilit SPAK ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tenderë. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

 

2 Komente

  1. B
    Beqaj e pagoi dosjen voluminoze

    Aty n burg te rrish, vodha e hape restorant Gzona (restorant me cmime si me qene flori dhe ushqime me m/gram (miniature) nderkohe reklamonte me shume per te huaj me ate kuzhinierin shkodran qe e mori ne itali te pastronte parate e fondit. E farmaci me magazina si Delta Pharma bashkepunonte me ate shkodranin qe jeton te pallati te Hilton Hotel, ku familja tij shetit me makina luksi e veshje te shtrenjta dhe pinin,hanin dreka Beqja me shkodranin te Hotel Hilton sidomos kohe Covidit, strukeshin aty me fondet e huaja te vjedhura. Gazeta jane pak keto qe thoni, po ky dhe Veliaj, Ahmetaj jane lemeria e vjedhjes. Plehra te flesh me krevat 1.8m ne burg, te vuash se vodhe leket ku I ke fut?? Ka dhene shenja sikur eshte semure per shmangie shtyllaaa

    Përgjigjjuni
    1. g
      gjygji i popullit heheheh

      hajdute me cizme jane si ky palla i gjate Beqja qe e ka te shkruar ne balle qe ka futur ate hunden e tij si trumpete kudo ku ka patur mundesi qe te vjeli para ne menyre korruptivepo ashtu edhe keta te tjeret qe si kukullat e tij benin lojen qe ky hunde derri Beqja orkestronte dhe benin qejf te relaksuar se kishin kete pallen ne krye qe me siguri i kishte premtuar qe sdo ti hynte gjemb ne kembe asnjerit qe hidhte vallen sipas surratit te tij te shpifur.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje