I bën dje atentat në Rrëshen, si u lirua nga burgu Martin Bardhi

27 Shtator 2023, 12:57Kronika TEMA

I bën dje atentat në Rrëshen, si u lirua nga burgu Martin Bardhi

Martin Marku alias Bardhi i cili u ekzektua me armë zjarri një ditë më parë në Rrëshen, ishte liruar nga burgu në muajin korrik këtij viti.

Ndryshimi i mases së sigurisë është bërë nga Gjykata e Lezhës me kërkese të prokurorisë, pasi Bardhi ka pretenduar se nuk kishte lidhje me sulmin me armë ndaj Saimir Reçit ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, duke paraqitur në gjykatë pamje filmike se ndodhej në një vend tjetër në momentin e ngjarjes.

Kjo është konfirmuar edhe nga disa dëshmitarë, duke bindur gjykaten se Martin Bardhi, në momentin e sulmit me armë ndaj Reçit, ndodhej në një vend tjetër në shoqërinë e disa personave. Në këto kushte gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "detyrim paraqitje".

Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje vijon të jetë djali i Martin Bardhit, Enrik Bardhi, i cili akuzohet për "Vrasje me paramendim" mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa lejë të armëve".Pas ishte lënë i lire nga drejtsia, Martin Marku alias Bardhi kishte nisur të lëvizte lirshem, derisa sa u ekzektua me armë zjarri teksa po pinte kafe me tre përsona të tjere në lokalin në pronësi të tij ngjitur me spitalin e Mirditës.

1 Komente

  1. M
    Mal Cori

    Shumë mirë ka bërë gjykata që e ka liruar........................ . Populli e di vetë se kush e ka bërë krimin dhe e dënon me vdekje, jo me bukë e gjellë e qef në burg.

    Lini një Përgjigje