I dënuar dhe i shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

20 Prill 2024, 11:30Kronika TEMA
I dënuar dhe i shpallur në kërkim për drogë, arrestohet

Marsel Gjoncaj 40 vjeç është vënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

Gjonçaj ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit e kishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’.

'Gjatë operacionit është kapur shtetasi Marsel Gjoncaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.          

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

 

 

Lini një Përgjigje