VIDEO/ I dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish, arrestohet 32 vjeçari në Shijak

5 Maj 2025, 12:37Kronika TEMA
VIDEO/ I dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish,

Një 32 vjeçar i dënuar me 10 vite burg për përdhunim të miturish ka rënë në prangat e policisë së Shijakut.

Blutë më tej bëjnë me dije se Fatjon Hoxha u kap në fshatin Sallmone.

“Kapet në fshatin Sallmone të Shijakut dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera  bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

2 Komente

  1. T
    Tao

    Bastarda, vdis ne burg!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ne litar, mbyllet hesapi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje