
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi konfiskimin e pasurive tësubjektit të OFL-së Çlirim Markut dhe të familjarëve të tij
Marku është subjekt i OFL-së, ndërkohë që Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi kërkesën e SPAK, ndërsa pasuritë e tij i kanë kaluar shtetit.
Njoftimi i plotë:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Igerta Hysi (anëtare), sot më datë 04.04.2023, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 1/75 akti, datë 12.04.2022 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit Ç.M., E.M., K.M., N.M., kundër vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:
“1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë :
· Pasuri e paluajtshme nr. {...}, zona kadastrale {...}, volumi {...}, faqe {...} e llojit truall me sipërfaqe 206 m2, si dhe godinë banimi me 3 kate + papafingo e legalizuar me lejen e legalizimit nr. {...} dt. {...} ndodhur në {...}.
·Pasuri e paluajtshme nr. {...}, zona kadastrale {...}, volumi {...}, faqe {...} e llojit apartament me sipërfaqe 93.4 m2, ndodhur në {...}.
·Pasuri e paluajtshme nr. {...}, zona kadastrale {...}, volumi {...}, faqe {...} e llojit apartament me sipërfaqe 107.8 m2 e ndodhur në {...}.
· Të drejtat që subjekti i aktit normativ {...} ka fituar në cilësinë e blerësit me kontratën premtim shitje nr. {...} rep. nr. {...} kol. dt. {...} mbi pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {...}.
3. Heqjen e masës së sekuestrimit për pasurinë e paluajtshme të llojit apartament me sipërfaqe totale 64.08 m2, ndodhur në lagjen {...}, përfituar me kontratën premtim - shitje nr. {...} rep. nr. {...} kol. dt. {...} si dhe për pasurinë e luajtshme automjet i markës Mercedez Benz model ML 320, me targa {...} të sekuestruara me vendimin nr. 62 dt. 15.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar...”.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 36/140, datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lini një Përgjigje