I diplomuar për Arte në Shqipëri, 24-vjeçari shqiptar kapet në 'shtëpi bari' në Angli

26 Shkurt 2024, 10:47Kronika TEMA
I diplomuar për Arte në Shqipëri, 24-vjeçari shqiptar

Një shqiptar i diplomuar për Arte në Shqipëri, është arrestuar në Angli pasi u kap në një ‘shtëpi bari’ në Durham, duke u kujdesur për rritjen e kanabisit, në një banesë të marrë me qira.


Kleon Zeneli u arrestua pas një kontrolli rutinë të ushtruar nga një agjent imobiliar, në adresën në Bowburn. Gjykata e Durham Crown dëgjoi se agjenti vizitoi shtëpinë në Clarence Street më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Chris Morrison, prokuror, tha se i pandehuri u gjet në papafingo, ku po kultivohej kanabis, me bimë të tjera të gjetura në dy dhoma gjumi në katin e sipërm, ku kishte edhe pajisje të ndryshme kultivimi. Agjenti thirri policinë dhe arrestoi të pandehurin, shkruajnë mediat britanike.

Një total u gjetën 50 bimë, të gjitha midis 1 deri në 2 metër lartësi. Morrison tha se sistemi i energjisë elektrike u kontrollua dhe u zbulua se ishte ndërhyrë, "qartë për të fuqizuar funksionimin".

Zeneli nuk u përgjigj pyetjeve të policisë se pse ishte aty dhe çfarë po bënte. I pandehuri, 24 vjeç, u tha se ishte një shtetas shqiptar i cili po qëndronte ilegalisht. Morrison tha se asgjë nuk dihej për paraardhësit e tij, por ai nuk ka asnjë dënim të mëparshëm në këtë vend.

Zeneli u deklarua fajtor si për prodhimin e një droge të klasit B dhe për vjedhjen e energjisë elektrike kur u paraqit para gjykatësve më 19 janar. Çështja e të pandehurit, i cili është në paraburgim në burgun e Durhamit që nga momenti i arrestimit, është dërguar në gjykatë për t'u dënuar.

Avokatja Kate Barnes, tha se 24-vjeçari pavarësisht se kishte përfunduar universitetin e Arteve, i pandehuri nuk ishte në gjendje të gjente punë në vendin e tij të lindjes.

Ajo tha se ai, prandaj, vendosi të vinte në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht tre muaj para arrestimit të tij. Por detyrohej tu shlyente borxhin atyre që e trafikuan në Mbretërinë e Bashkuar. Për të shlyer borxhin ai u ngarkua të kujdesej për rritjen e kanabisit.

Barnes tha se i pandehuri po vepronte nën drejtimin e të tjerëve dhe nuk kishte asnjë përfitim financiar, përveç përmbushjes së borxhit ndaj trafikantëve të tij.

Avokati McKone tha se shqiptari do ishte përballur me një dënim prej 21 muajsh, por, me një zbritje prej një të tretës për pranimin e fajësisë, gjykata dha një dënim përfundimtar prej 14 muajsh. Por Recorder tha se çështja e statusit të imigracionit të të pandehurit nuk ishte një çështje mbi të cilën gjykata ka ndonjë autoritet.

 

2 Komente

  1. A
    Andreas

    Nuk ka pune per te diplomuarit ne arte ne shqiperi. Maximumi vetem nje kryeminister ka qeveria!

    1. J
      Jorgos

      Qirje Andreas, pune ka dhe sa te duash, po jemi ne kapitalizem vella ste gjen shteti pune, sistemi qe rrezuam e kishte detyre, tani shtrengo bithen e puno. Edhe pse ikin neper emigracion mire e bejne, te vene dy lek e ketu do vine prap, pune ka inglizi sa te duash, po te ken fat thuaj e mos i gjej gje. Qirje Andreas mos u mer me llafe, mos i qaj hallin kryeministrit.

      Lini një Përgjigje