
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Valter Bamin i cili u arrestua për atentatin në Larushk, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino, kunati i Gentjan Bejtjas dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtjes
Avokati i tij mbrojtës Ilir Murati e cilësoi vendimin e gjykates si të padrejtë dhe të ndikuar nga presioni i opinionit negativ mbi klientin e tij.
“Patëm debate me prokurorinë, kemi provën e fortë për lejen e armës sportive. Nje mikrogrimc baruti bëhet arme, kjo është e tmerrshme. Gjykata në pozicion shumë të dobët vepron nga presioni”, tha avokati.
Murati shtoi se klienti i tij në momentin që ndodhi atentati në Larushk ka qenë në banesë me familjarët dhe këtë sipas tij e vërteton telefoni cellular.
“Klienti im spjegoi që në orën që ndodhi ngjarja ka qenë në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët.
Ka vënë në dispozicion aparatein telefonik të ndezur, në të cilin janë pamjet filmike të qëndrimit të tij, pasi telefoni memorizonte pamjet e lëvizjes së klientit tim.
Ne shokohemi nga këto informacion, pasi në gjykatë nuk i atribuohet vrasja e ndodhur. Valter Bami akuzohet për armëmbajtje pa leje për një mikrogrimcë baruti”, tha avokati.
Lini një Përgjigje