I iku me vrap policisë pas një konflikti në lokal, FNSH kap të riun brenda pallatit të braktisur në Vlorë

31 Mars 2024, 12:38Kronika TEMA
I iku me vrap policisë pas një konflikti në lokal, FNSH kap

Konflikti midis dy personave brenda një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës, ka bërë që në zonë të zbarkojnë efektivët e FNSH-së.

Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

Ai është ndjekur nga efektivët e policisë, por ka qenë i pamundur neutralizimi i tij.

Pasi janë thirrur përforcime dhe forcat e FNSH kanë mbërritur në vendngjarje, është bërë e mundur edhe gjetja e personit të përfshirë në konflikt, në një  pallat të braktisur.

Ai është vënë në pranga dhe konflikti është shuar duke mos agravuar më tepër.

1 Komente

  1. l
    lani

    qijani motren fort

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje