VIDEO/ I mori para disa herë një vajze me anë të mashtrimit, kapet në flagrancë 21-vjeçari në Tiranë

5 Gusht 2025, 13:21Kronika TEMA
VIDEO/ I mori para disa herë një vajze me anë të mashtrimit,

Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi duke përdorur identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para.

Erjon Hoxha u kap në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Sipas informacioneve i riu fillmisht 'viktimat' e tij i mashtronte me fjalë të bukura dhe deklarata dashurie dhe më pas u merrte paratë.

“Me identitet të rremë, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur, disa qytetarë, për t’iu marrë para, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Ai u arrestua në flagrancë, në momentin që shkoi për t’i marrë një shumë parash, një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar dhe më parë.

Pas kallëzimit të një shtetaseje, se ishte mashtruar nga një shtetas, të cilit i kishte dhënë disa herë, shuma parash, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë nisur punën për kapjen e autorit, i cili përdorte identitet të rremë, si dhe për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i veprimeve operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Strategjia”, u arrestua në flagrancë, teksa po i merrte një tjetër shumë parash, denoncueses, shtetasi E. H., 21 vjeç, banues në Paskuqan.

Vijojnë hetime për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të ketë kryer 21-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. a
    arti

    Kurvat i kane qejf djemt e rinj. Pastaj pendohen dhe kerkojne qe t'u kthehen leket.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje