Policia e Vlorës, ka ndaluar shtetasin Beqir Selamaj alias Beqir Murati, 28 vjeç, me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes, i dyshuar si autor i një shpërthimi me eksploziv më 8 dhjetor 2024, në një lokal në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Operacioni ‘DANGER’ u zhvillua në bashkëpunim me strukturat vendore dhe Prokurorinë.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në lokalin e e shtetases R. B., 73 vjeçe. Gjatë operacionit, u sekuestruan dy telefona celularë, një biçikletë dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë ngjarjes, të cilat shërbejnë si prova materiale në procesin hetimor.
''Bazuar në veprimet intensive hetimore dhe dokumentimin me prova ligjore, u bë i mundur ndalimi i shtetasit B. S. alias B. M, 28 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” dhe me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë.Nga hetimet rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vendosjes së lëndës eksplozive më datë 08.12.2024, rreth orës 05:50, në një lokal, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në pronësi të shtetases R. B., 73 vjeçe, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale'', thuhet në njoftimin e policisë.
Lini një Përgjigje