Identifikohet gruaja që u nxor pajetë nga liqeni i Fierzës, Policia: 30-vjeçarja ishte banuese në Pojan të Korçës

19 Qershor 2024, 11:44Kronika TEMA
Identifikohet gruaja që u nxor pajetë nga liqeni i Fierzës,

Është identifikuar gruaja që u gjet e mbytur në bregun e liqenit të Fierzës në Kukës. Policia ka njoftuar se është bëhet fjalë për një 30-vjeçare, e cila ishte banuese në Pojan të Korçës.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për një shtetase që u konstatua e pajetë në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, ju informojmë se u bë i mundur identifikimi i shtetases  30 vjeçe, banuese në Pojan, Korçë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Lini një Përgjigje