“Ilaçet që bleva më shkaktuan probleme shëndetsore”, 37 vjeçarja tenton të djegë farmacinë në Tiranë

10 Maj 2023, 13:24Kronika TEMA

“Ilaçet që bleva më shkaktuan probleme

Një 37-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi tentoi të digjte një farmaci.

Sipas njoftimit të uniformave blu mësohet se shtetësja me ininciale M.K, banuese në Tiranë, shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Pretend”.   

Tentoi të digjte një farmaci, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçarja.    

Sekuestrohen një bidon me lëndë djegëse që u gjet në derën e farmacisë dhe një aparat celular. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit se ishte tentuar të digjej me lëndë djegëse, një farmaci në rrugën “Luigj Gurakuqi”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pretend”, për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. 

Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasja:

M.K., 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nag veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase ka tentuar të djegë një farmaci, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke i hedhur lëndë djegëse, me pretendimin se ilaçet që kishte blerë në këtë farmaci i kishin shkaktuar probleme shëndetësore.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një bidon me lëndë djegëse dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

6 Komente

  1. Z
    Zonja eshte e pafajshme.

    Nuk ka faje zonja....fajon e ka z Vasili qe ka qene Minister i shendetesise ! Mire atehere qe ka qene ky ! po tani qe kjo Qeveri po Lulezon ne shume gjera ! duhet te japi dhogari ky Ministri I shendetesise qe eshte sote ! Nuk ka kontroll ose kontrolle formale ! sa here jane kapur Kriminele ne shitje te Ilaceve te skaduara ose te Ilaceve Kontrabante ! Eshte mese normale se te gjithe Qytetaret i konsiderojne dele....dhe Skllever..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje