ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi

19 Maj 2025, 21:30Kronika TEMA
ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtares Antonela Prendi

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetim administrativ me iniciativë ndaj gjyqtares së Tiranës, Antonela Prendi lidhur me dorëzimin me vonesë të tre vendimeve të arsyetuara, duke kërkuar caktimin e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj saj.

Nga Edmond Hoxhaj

Në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, u vijua të hënën më 19 maj shqyrtimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtares së Tiranës, Antonela Prendi. ILD ka nisur hetim administrativ me iniciativë ndaj gjyqtares Prendi bazuar në konstatimet e një raporti të inspektimit tematik të kryer në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksioni i Përgjithshëm Tiranë, lidhur me vendimet përfundimtare të dhëna për periudhën shtator-dhjetor të vitit 2022.

Sipas parashtrimeve të ILD-së, inspektimi pasoi me fillimin e verifikimeve për vendimet e shpallura e të dorëzuara të arsyetuara në sekretari pas 120 ditëve nga shpallja. Nga verifikimet është konstatuar se gjyqtarja Prendi ka dorëzuar me vonesë 21 vendime të arsyetuara, ku në tre raste kanë qenë më shumë se dy vjet dhe është kërkuar procedim disiplinor. Ndërsa për vonesat në dorëzimin e 18 vendimeve është vendosur mbyllja e hetimit.

Sipas përfaqësuesve të ILD-së, nga hetimi është konstatuar kryerja e shkeljes disiplinore nga ana e magjistrates me pakujdesi në formë neglizhence dhe vonesa për një kohë të gjatë në arsyetimin e tre vendimeve gjyqësore. ILD pretendon se vonesat në arsyetimin e këtyre vendimeve nuk justifikohen nga shkaqe të arsyeshme personale, shëndetësore apo familjare, pavarësisht se ato janë të lidhura direkt me gjyqtaren Prendi.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë pretendon se si paspojë e mosveprimit të gjyqtares është cenuar prestigji i figurës së gjyqtarit, si dhe është cenuar besimi i publikut të drejtësia. Duke konsideruar rrethana lehtësuese sjelljen bashkëpunuese të Prendit dhe mospasjen e ndonjë mase disiplinore të mëparshme, ILD konkludon se rrethanat e konstatuara përbëjnë shkelje të lehtë disiplinore. Për rrjedhojë i është propozuar KLGJ-së caktimi i masës disiplinore “vërejtje publike”.

Përfaqësuesja ligjore e gjyqtares Prendi deklaroi para këshillit se pretendimet e ILD-së nuk

përbëjnë shkaqe për fillimin procedimit disiplinor dhe caktimin e masës së kërkuar. Ajo vërejti se gjyqtarja Prendi ka 19 vjet që e ushtron detyrën e gjyqtares dhe se është e spikatur në punën e saj. Po ashtu, solli në vëmendje të KLGJ-së, se Prendi e ka kaluar me suskses procesin e vetingut në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe se konfirmimi i saj nuk është ankimuar.

Sipas mbrojtjes së gjyqtares Prendi, janë vetëm tre vendime për të cilat ILD pretendon se janë tej afatit të arsyeshëm. “Bëhet fjalë vetëm për tre vendime”, ritheksoi ajo dhe nënvizoi se kriteret që ka gjetur ILD nuk përbëjnë shkak për caktim të ndonjë mase disiplinore.

Në vijim, mbrojtja argumentoi se shkak për të caktuar një masë disiplinore është sjellja e magjistratiti, veprimet dhe osveprimet e tij, ndërkohë që faji është elementi kryesore që duhet të konstatohet tek këto veprime. “Vetë ILD thotë se nuk ka lidhje shkakësore mes tre vendimeve dhe pasojave”, pohoi ndër të tjera avokatja e Prendit dhe theksoi se kontrolli është ushtruar në vitin 2022, kur sipas saj sistemi ishte në kolaps total si pasojë e vakancave të shkaktuara në sistem nga procesi i vetingut të magjistratëve, si dhe nga mbingarkesa ekstreme me dosjet e të larguarve.

Për vonesat në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara, mbrojtësja e Prendit tha se janë objektive dhe të pavarura nga subjekti. Ajo vërejti në atë periudhë kishte shumë çështje të mbartura të kolegëve të larguar duke iu caktuar Prendit nga 150 dosje çdo muaj, duke arritur në më shumë se 2000 dosje në vit për t’u trajtuar. “Tre vonesa në tre vendime, janë të papërfillshme, mund të hyjë tek gabimi njerëzor dhe jo me faj”, argumentoi avokatja e subjektit dhe shtoi se gabimet njerëzore nuk kanë të bëjnë me veprimet, mosveprimet apo me pasojat.

Duke sjellë si shembull sistemin gjyqësor në Itali, ku sipas saj një gjyqtar shqyrton rreth 200 çështje, avokatja e Prendit e cilësoi jashtë mundësisë njerëzore dhënien për trajtim të më shumë se 2000 dosjeve.

“Në 850 vendime që ka marrë, të thuhet për tre vendime me vonesë, jo vetëm që nuk mund të flasim për probleme, por mund të thuhet se ajo është përpjekur të minimizojë situata të tilla”, u shpreh mbrojtësja e Prendit dhe theksoi se nuk ka zvarritje të përsëritura. “[…]Në rastin konkret nuk ka pakujdesi apo neglizhencë. Është gabim njerëzor me këtë ngarkesë të madhe”, pohoi ajo duke pretenduar se nuk plotësohen kushtet për masë disiplinore dhe aq më tepër e vërejtjes publike që e cilësoi si një masë që jo vetëm do cënonte prestigjin e gjyqtares Prendi, por do t’i ndalonte dhe ngritjen në karrierë, si një e drejtë e saj.

Tjetër argument që solli mbrotja e gjyqtares, ishte dhe fakti se ajo kisht qenë e angazhuar si pedagoge në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, si dhe ishte nën kontrollin e vetingut që kishte shtuar dhe më shumë ngarkesën. Të gjitha këto rrethana u kërkua të merren parasysh dhe të konsiderohej se gjithçka kishte ndodhur për arsye objektive dhe shkaqe të pavaruara.

Pasi disa anëtarëve të KLGJ-së i’u drejtuan palëve pyetje lidhur me rrethanat e konstatuara, KLGJ e shtuy seancën dëgjimore për më datë 4 qershor, në orën 11:00.

Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Tiranës.

8 Komente

  1. E
    ES

    Turp tiu vije! Jam avokat dhe ju them me bindje.te plote se eshte nder gjyqtaret me profesioniste dhe te ndershem ne Gjykaten e Tiranes. A e kane idene inspektorat e ILD qe gjyqtaret ne Tirane kane mbi nje mije dosje ne shqyrtim? Cfare ka bere shteti per ti lehtesuar mbingarkesen ne Pune? Thjesht asgje....

    Përgjigjjuni
    1. M
      Marinela

      plotesisht dakord, por sic duket te aftet duhen goditur per te krijuar vend per plehrat qe ende vegjetojne ne sistem pavaresisht mender vetingut qe kryen...

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ela

        Si te gjith eshte dhe kjo pa merak, ti si i njohuri ksaj nrm kto do shkruash

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dinjiteti

        Gjyqtare Prendi eshte nje gjyqrare e vecante nga te gjithe gjyqtaret e vendit. Eshte e pakompromontuar, shume e drejte ne dhenien e vendimit, mbi te gjitha eshte njeri. Pa dashje ngarkesa ne pune, volumi i tejkaluar i ngarkeses, te con ne arsyetimin me vonese te vendimeve. Kur me gjyqtaren Prendi po meret ILD, cduhet te beje me gjyqtaret e tjere?

        Përgjigjjuni
        1. M
          Metani, një nga dështimet më të mëdha të Drejtësis

          Artur eunuku, do të tregojë që është gjallë duke gjetur për të sulmuar ata që nuk kanë miq në pushtet. Harram taksat e shqiptarëve o vegjetues në detyra shtetërore, o i përgjuar me pazare 500 mijë euroshe hoteleve të Tiranës.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            Avokat qenke dru me pre çfar do te beje shteti , mos do qe ju te ripni popullin dhe shteti te shtoje gjyqtare ? Perse i late qe nga 2005 dosjet pa i gjykuar ? Zvaritet me qellim gjyqet per te zhvatur , tani se jane te zot te bejne punen , ne mos te largohen .

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje qytetare

              Mos kërkoni llogari pper punen kur nuk e keni rregulluar akoma drejtesine

              Përgjigjjuni
              1. A
                Azizi

                Po çfarë bëni, kjo gjygjtare është me e ndershmja. Hidhuni njëherë andej nga adminstrativja e Apelit qe po bëjnë namin si në zvarritje ppr edhe Gjobvënie. Madje janë nja ca gjygjtarë si Ibi, Aliu apa Hamitaj qe ecin me përqindje si të jenë bisnesmenë jo shërbëtorë të drejtësisë. Këta të shohë ILD, KLGJ dhe SPAKU

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje