Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

16 Nëntor 2023, 17:08Kronika TEMA
Ilir Panda zgjidhet zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë

Mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi ditën e sotme procedurën për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të kësaj Gjykate.

Me 25 vota, zëvendës kryetar i Gjykatës së Lartë u zgjodh Ilir Panda.

“Referuar kërkesave të nenit 26, pika 3 të Ligjit nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në R.SH.” si dhe të vendimit Nr. 7, datë 21.12.2018 “Rregullore për miratimin e rregullave për zgjedhjen e zëvendëskryetarëve të gjykatave” të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pas procesit të verifikimit të përmbushjes së kritereve ligjore për kandidaturën e paraqitur, në prani të gjyqtarëve dhe të ndihmësmagjistratëve të komanduar dhe me të drejtë vote, Mbledhja e Përgjithshme vijoi me kryerjen e procedurës së votimit. Në përfundim, Ilir Panda, rezultoi i zgjedhur me 25 vota, si zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë”, bëhet me dije në një njoftim për mediat.

Kush është Ilir Panda

Ilir Panda ka lindur në Tiranë, më 8 Gusht 1962. Është diplomuar jurist në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës,në vitin 1986, si dhe ka kryer disa kualifikime pasuniversitare të organizuara nga institucione shqiptare, evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mban gradën shkencore “Doktor”.

Ka punuar në disa sektorë të drejtësisë, duke filluar në organet e ndjekjes penale, në Drejtorinë e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, si avokat, si pedagog në Shkollën e Magjistraturës dhe në institucione të tjera të arsimit të lartë. Ka qenë ministër i drejtësisë, në vitet 1999-2000 dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në vitet 2003-2007.

Ka marrë pjesë si autor në shumë grupe pune për hartimin dhe rishikimin e legjislacionit, për hartimin e komentarëve, manualeve, buletineve, si dhe në projekte të rëndësishme në fushën e të drejtës. Është autor i shumë artikujve në fushën e të drejtës në disa revista shkencore dhe profesionale, si dhe i përkthimeve të ndryshme.

Z. Panda ka qenë, gjithashtu, Këshilltar Ligjor i Avokatit të Popullit të Republikës së Shqipërisë, ekspert lokal i Unicef, i Këshillit të Evropës dhe i organizatave të tjera. Ka qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, në vitet 2002-2007, anëtar i Këshillit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, anëtar i Këshillit Drejtues të “Intesa Sanpaolo Bank Albania” dhe anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv.

Me dekretin Nr.11454, datë 11 Mars 2020, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë është emëruar anëtar i Gjykatës së Lartë.

5 Komente

  1. D
    DinPak

    Keni mbushur nje faqe te tere me te dhena se kur ka lindur, kur ka mbaruar shkollen, ç'kurse dhe kualifikime ka bere, ku eshte emeruar dhe ku ka punuar, etj, etj., dhe nuk thoni me kryesore: me ke eshte, me PS apo me PD.

    Përgjigjjuni
    1. C
      C'a bohet keshtu

      Vazhdojne qokat e Ed Droges qe u ben ish Ministrave ne qeverite e Sali Kriminelit, Panda, jo ariu por miu, eshte i fundit qe "graduohet". Ramuti ka emeruar ne vende pellumbash shume ish pushtetare qe sot duhet te ishin pas hekurave si kriminelin Visho Ajazi Lika, plehren Bregu kunaten e Visit, Ridvanken qe e akuzoj per gropen e financiare te zese prej 1 miliard eurosh qe i la ne 2013 etj etj.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tahiri

        Figure e ndritur e PS, ka qene minister drejtesie cfare ka bere........asgje. Njerez qe kane vegjetuar ne sistemin e drejtesise te krijuar nga kjo klase e deshtuar politike. Rama eshte nje gore e madhe qe nuk e ka idene e fuksionimit te shtetit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Stela Pata

          Si minister drejtësie, ishte I vetmi që pezulloi gjithë gjyqtarët e plepave. Pa I bere syri tërr. I nxorri tre mujoret e plepave nga sistemi. O Tahir ! Kur nuk di dhe se njeh tjetrin mos bej kakerdhi si pusht kafenesh. Te ishin te gjithe si Panda do ishte ndryshe mor kokërr.

          Përgjigjjuni
        2. R
          Ri shtrember e fol drejte

          Ilir Panda eshte juristi me i pakorruptuar. Ne se ne cdo institucion drejtesie do te ishte kryetar nje si Ilir Panda, nuk do te kishte nevoje per vetting.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje