Institucionet që heshtin janë vetë problemi, jo zgjidhja

4 Qershor 2025, 20:28Politika TEMA
Institucionet që heshtin janë vetë problemi, jo zgjidhja

Nga Plarent Ndreca

Të dashur miq,

Prej më shumë se një viti (që nga Maji i vitit 2024 në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve) jam përfshirë në një debat institucional me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, për mosveprimin e tij ndaj shkeljeve të rënda kushtetuese nga institucionet e drejtësisë – përfshirë një hetim penal konkret, si sintomë e një problemi sistemik, që ka sot drejtësia në përgjithësi dhe ajo penale në veçanti.

Pas një heshtjeje të gjatë dhe pas dy shkresave të mia dërguar edhe gjithë autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare që merren me drejtësinë, më në fund ka ardhur një përgjigje shkresore nga ILD, cila provon vetëm një fakt: dështimin e këtij institucioni dhe bashkë me të, dështimin e një instrumenti kushtetues për zbatimin e parimit “kontroll dhe balancë” midis pushteteve. Ky dështim e ka vendosur pushtetin gjyqësor në një pozitë të pakontrolluar, të pabalancuar dhe për rrjedhojë të papërgjegjshme, duke cenuar rëndë themelet e shtetit të së drejtës.

Mbyllja e syve para shkeljeve kushtetuese, në dëm të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut – që qëndrojnë në themel të rendit juridik sipas nenit 15/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në dëm të shtetit të së drejtës – nuk është thjesht diskreditim institucional i ILD-së, por një rrezik eminent për funksionimin e balancuar të superstrukturës shtetërore.

Sot publikoj replikën time institucionale, në të cilën ritheksoj shqetësimet e mia si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe kufirin që vendos vetë Kushtetuta:

Askush nuk është mbi ligjin. As gjykata, as prokuroria, as inspektori, as pushteti i heshtjes.

14 Komente

  1. P
    PRoShi

    Bravo. Bëhuni kërkues sepse një ditë ai grupin i drejtësisë do t'ju shkrrijë një nga një. Ata kanë të përbetuar për këtë. Kanë krijuar organizatë për këtë. Prokurorë dhe gjyqtarë.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lanabregsi

      Sistemi I ri drejtesis 80% kontrollohet nga Saliu,Olsi Dadot,Erion Banot,Ulliri dhe ullinjt me shumice ne Spak dhe gjykaten e posacme po gaodasin zyrtaret socialist dhe per ceshtje banale dhe po mbrojn krimet e Saliut dhe sejmeneve te tij.

      Përgjigjjuni
      1. t
        tpc

        Z.Ndreca largoni kamikazin e Berishes Erion Bani sa me pare nga GJKKO. E ka kthyer gjykaten ne zyre avokatie ne mbrojtje te Berishes.

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dani USA

          O Ndreca,ka apo nuk ka Minister Dreitesie ne se ministri i drejtesis nuk e bene punen A ka kryetar shteti dhe qeveri pse nuk bein punen institucionet kur nuk zbatohen ligjet njerzit qe jane ligj zbatus dhe nuk bejne punen te shkarkohen sipas ligjit,per kete eshte Qeveria jo te ankohet Qeveria eshte mbi te gjitha institucinet.

          Përgjigjjuni
          1. T
            Teme

            Mos te cofte halli ne gjykate...ste vjen seanca per 10 vjet...ishim mire atehere jemi qare kot.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Votusi

              Ministri i drejtesis se Rames pervecse se eshte antipatik ne shprehje eshte zero me rezultate. Nuk e di ca kuptimi ka te kemi minister drejtesie kur per cdo gje thote nuk nderhyjm, nuk kemi kompetence, kur shkeljet e te drejtave te njeriut jane hapur nga gjykatat.

              Përgjigjjuni
            2. M
              Manjola

              Ti je i pandehur zotëri për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Ti bashkë me mentorin tënd Lal Plehun djegsin jeni vetëm një rracë e degjeniar hajdutësh dhe dylberash….. yttt race e poshtër. Edi rama eshte treguar me ju se duhet tju a kishte hedh çelsat ne det me kohë

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xha Jaho

                E gjithe drejtesia ka nevoje per nje vetting tjeter, spastrimin nga elemente te lidhur me opoziten dhe te paftet. Tani qe keni 83 3 vota=86, mund te beni ndrydhimet e duhura ne gjyqsor dhe spastrimin nga Olsi Dadot, Erjon Bamet, Ullinjte e te tjere qe sabotojne drejtesine.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teo

                  Hahahaaaaa...po ku ka opozite o njeri...tallesh...po pse opozita e ka fajin qe nje gjyq do 10 vjet te mbyllet vetem ne apel...

                  Përgjigjjuni
                  1. V
                    Votusi

                    Ti mund te qeshesh me idiotsit e tua por eshte fakt qe PD dhe Saliu jane mafia e vertet ne shqiperi qe funksionon si shtet paralel. Sidomos ne drejtesi.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Teo

                      Ore nese jane mafia kush e ka pushtetin? Nese do ishin mafia do vinin ne pushtet o njeri. Cdo deshtim eshte faji i maxhorances. Une jam popull. Dua te mbaroj pune ne gjykate. Kaq.

                      Përgjigjjuni
                2. A
                  Analosit

                  Shume e drejt por dergoji nje shkrese edhe Rames meqe sot ka 84 deputet gati per ne Shtator. Ti je me fat se ke marre nje pergjigje pas 2 vjetesh si deputet, cfare shansi ka nje njeri i thjesht qe torturorhet me vite dyerve te gjykatave sepse drejtesia nuk ben punen e vet. Kur do e kuptoni qe jane 2 gjera thelbesore qe njerezit nuk kthehen te jetojn ne shqiperi sistemi i drejtesis dhe shendetsia. Mos te dergofte zoti tek dyhert e gjykatave dhe spitaleve.

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shtet I falimentuar

                    Njerez, kush e gjen nese kemi KONTROLL te larte te shtetit dhe kush eshte KRYETAR do tju fal nje mandat nga ato te Rames, se ka me shumice!!!! Ky palo institucion, nga BODIGARD I parave publike, roje i taksave tona, me duket se po vjedh dhe ky vete roja!!!! GJITHE KY KORRUPSION NE SHQIPERI DHE KY INSTITUCION TALL TRAPIN ME RROGA TE MAJME DHE BEHET PALE ME TE KORRUPTUARIT.... KY ESHTE PALO SHTETI QE NDERTON EDVINI....

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      bjeri gajdes

                      Prejt individeve si ky eshte kthyer PS ne hajduteri kolektive!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje