Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të “Euroatlantikëve”? Reagon ish-kryedemokrati

4 Qershor 2025, 17:24Politika TEMA
Lulzim Basha i vë çelësin zyrave të

Koalicioni Euroatlantik ka bërë një reagim lidhur me lajmet që po qarkullojnë, se zyrave të kësaj force politike në Tiranë iu është vënë çelësi.

Për VNA.al, duke qenë se kjo media ishte e para e cila raportoi boshatisjen e zyrave të euroatlantikëve në rrugën “Donika Kastrioti”, partia e Lulzim Bashës ka pohuar se ndryshimi i ambienteve ka ardhur për arsye organizative dhe se nuk është tërhequr nga angazhimi politik.

“Për arsye organizative dhe për të garantuar mirëadministrimin e punës, po ndryshojmë ambientet ku do të zhvillohet aktiviteti ynë, por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga kauza dhe angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë”, thuhet në reagim, duke theksuar më tej se kjo forcë politike nuk është një parti e re, por vetëm instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje.

Gjithashtu, në këtë reagim është theksuar edhe njëherë qëndrimi i kreut të kësaj force politike, Lulzim Bashës duke thënë se ky i fundit nuk do të heqë dorë nga vula e Partisë Demokratike dhe nëse do të duhet të shkojë në Gjykatën e Strasburgut.

Reagimi i plotë për VNA:

Përshëndetje,

Në lidhje me shkrimin e publikuar sot nga redaksia juaj, me titull “Nuk mori as mandatin e tij të deputetit, Lulzim Basha mbyll zyrat e Koalicionit Euroatlantik”, dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik dhe të përgënjeshtrojmë informacionet e pasakta që përmban ky artikull.

Së pari, nuk është krijuar asnjë parti e re nga ana jonë. Koalicioni Euroatlantik ka qenë një instrument ligjor për pjesëmarrje në zgjedhje, ashtu siç është bërë e qartë pas 11 qershorit 2024, kur pazari mes Ramës dhe Berishës prodhoi vendimin skandaloz të Apelit.

Në asnjë moment z. Basha nuk ka hequr dhe nuk do të heqë dorë nga përballja për legjitimitetin e Partisë Demokratike, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën e Strasburgut, nëse kjo do të jetë e nevojshme. Sepse padrejtësia nuk duhet të triumfojë në Shqipëri.

Për arsye organizative dhe për të garantuar mirëadministrimin e punës, po ndryshojmë ambientet ku do të zhvillohet aktiviteti ynë, por kjo nuk do të thotë heqje dorë nga kauza dhe angazhimi ynë politik si Partia Demokratike – Demokratët Euroatlantikë.

15 Komente

  1. O
    Or taj......

    O Lulushe o Tranvestite vazhdo enderro me sy hapur dhe diten per diell. E pa sa i vlejti lekura ne zgjedhjet e 11 majit ku nuk mori asnje mandat dhe siguroj gjithsejt 5 mije vota, aq sa merr roja i godines se PS. Lulushe prit se do te vije kokrra e e orizit Yri Kim dhe Luli Bashen do t'a beje "Kryeminister".

    Përgjigjjuni
    1. P
      Progonati

      Ta qiu nenen Erjon Isufi o Lul loqja.

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vala

      Fat i madh per Shqiperine. Na ngrenc mune o Lyl, bashke me kufomen Sali

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mara emigrante ne Itali

        Me lulushin qe eshte nje vrases i pa bese , hajdut , antishqiptar nuk keni per te fituaŕ kurre moj lulushe e lulit .

        Përgjigjjuni
        1. n
          ne

          O Rameeeee…..7x7=0 mandate

          Përgjigjjuni
          1. s
            sanço panço

            po te pret vendin I mullinjve me ere, ti je sanco panca I PD

            Përgjigjjuni
            1. N
              Nje i Deshtuar

              ka shume Emra..por ky i Lulezim Bashes.."Trans-atllantiket"..Eshte nje Emer aspak Shqipetare dhe shume i dhjere si vete Lul-Hollandezi... Partia Transoqeanike e Lul-Byhtes.....................................ect

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kalec

                Nuk e le Rama te heqi dore. I duhet edhe ca kohe

                Përgjigjjuni
                1. s
                  sypeshakaqeni po shijon jeten me paret tona

                  Shakaxhiu luli,o rame o rame ,po ik o lulash sic ka ikur bamka,sic ka ikur xhozi e rudina e co me partite e tyre,ik ne hollande e shijo jeten ngrij nje bust saliut dhe argites se nga ata hengre buke e bere miliona Dini gje ku eshte kaci zi I saliut,ed salami e ca spoke te saliut...

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Liria

                    Mero , eshte e yrashe kjo ironi dashakeqje . Lebrit Jane me fin dhe me elegant ne kete lloj ligjerimi . E megjithate eshte e drejta dhe shija jote . Labi I mencur e di mire se mbi keto troje e Liga nuk eshte kurre e perjetshem . Kur I fluturuan patkonjte enverizmit , a thua berishizmi do dale me I forte ? Cfare u thote mendja ? Mendoni se E. Rama , nje aliazh I acikte envero-berishist , do te jete I perjetshem ? Gaboni . Basha e te tjere qe Po I peshtyni dhe Po I mbuloni me balte , mund te jene reflekset e para . Nuk shuhet , nuk vritet shpirti I nje populli per liri dhe drejtesi .

                    Përgjigjjuni
                    1. Q
                      Qytetar

                      Epo shyqyr. Se u trembem !!

                      Përgjigjjuni
                      1. C
                        Cfurku

                        Lul je i madh kur thua do ta çoj çeshtjen e vulës deri në Strasburg. Më kujtove historinë e luftës njëqind vjeçare ku më shumë se gjysma e ushtrisë vdiq nga pleqëria.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kris

                          Je tradhetar o Lul, Tradhetove Saliun dhe kerko ve vota.Populli jone nuk I do tradhetaret

                          Përgjigjjuni
                          1. s
                            sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

                            po ik o lul. kok tul o karagjos. ti nuk meriton as. nje. pik. dinjiteti. ne veten tende.

                            Përgjigjjuni
                            1. Llumi I PP-se

                              Kris , Po ke do populli yne , langaraqet e partise se PUNES me kriminelin Sali ne krye dhe dishepujt e tij me te cilet mdan pushtetin ? Bravo , Kris , qenka ekspert per keto muhabete .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje