Ja pse Berisha trembet nga pastori

4 Qershor 2025, 16:40Politika TEMA
Ja pse Berisha trembet nga pastori

Në vend që të mirëpriste faktin që përfaqësues të shumicës dhe opozitës janë bashkë në Bruksel për të ndjekur nga afër miratimin e raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, Sali Berisha ka zgjedhur sërish gjuhën e baltës. 

Në një dalje televizive, ish-kryeministri i shpallur “non grata” nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, sulmoi me fyerje personale deputetin Toni Gogu, duke e përshkruar si “pastor që ka bibël manifestin e partisë komuniste”.

Ky është një shembull i pastër i përpjekjes për të diskredituar gjithçka që nuk i shërben narrativës së një figure politike që ka humbur ndikimin real brenda dhe jashtë vendit. Në vend që të komentojë përmbajtjen e raportit – i cili nuk mbështet akuzat e opozitës për “vjedhje zgjedhjesh”, por thekson nevojën për përmirësim të kuadrit zgjedhor përmes reformës gjithëpërfshirëse – Berisha përpiqet të spostojë vëmendjen me sulme personale.

Pikërisht ky bashkëpunim ndërinstitucional, prania e përbashkët në Bruksel e përfaqësuesve nga të dy krahët politikë, është ajo që Berisha nuk e duron dot. Sepse ai nuk njeh bashkëpunim. Ai e njeh vetëm konfliktin, përçarjen dhe sulmin.

Toni Gogu, i cili është një nga përfaqësuesit e shumicës në këtë vizitë pune në Parlamentin Europian, vjen në këtë mision si deputet, por edhe si qytetar me një profil të njohur të angazhimit shoqëror dhe shpirtëror. 

Si besimtar dhe pastor i Kishës Ungjillore, Gogu është ndër të parët që ka vendosur të shërbejë në jetën publike duke e jetuar besimin e tij jo si dogmë, por si nxitje për përgjegjësi dhe drejtësi.

Për këtë arsye Berisha ka frikë. Jo nga Bibla, jo nga manifesti imagjinar, por nga fakti që përballë tij ka një përfaqësues që nuk bërtet, nuk mallkon dhe nuk mban mëri – por dëgjon, ndërton dhe përfaqëson me dinjitet.

Ka frikë nga një mënyrë tjetër e të bërit politikë – që nuk ndërtohet mbi hakmarrje, por mbi respekt institucional dhe integritet personal. Një qasje që i jep forcë dialogut dhe e heq oksigjenin nga retorika që nxit përçarje.

Toni Gogu nuk ka ardhur në Bruksel për të luftuar opozitën, por për të mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt Europës. Dhe pikërisht kjo është ajo që e shqetëson Berishën: një përfaqësim i kthjellët dhe bashkëpunues që i zë frymën narrativës së konfliktit të përhershëm.

Në fund, është e qartë: Berisha nuk trembet nga pastori si titull. Trembet nga njeriu që përfaqëson një të ardhme ndryshe, ku politika nuk është më një luftë për mbijetesë personale, por një fushë shërbimi ndaj njerëzve dhe idealeve. 

18 Komente

  1. k
    klodi

    Nga kush?! Nga Toni i "heroit" Hajredin Pasha?! Lol! Toni eshte marre ne politike se krihet mire..

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mara emigrante ne Itali

      O Klodi a te ka kref ty ndonjehere , o berishist injorant I lindur .

      Përgjigjjuni
      1. D
        Doda

        Pse e ben vehten pis duke u marre me qoftelargun

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kauri

          KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

          Përgjigjjuni
          1. T
            Tani

            Ky eshte qen pastoresh. I duket vetja i bukur.

            Përgjigjjuni
          2. K
            Kauri

            KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kauri

              KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kauri

                KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kauri

                  KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Kauri

                    KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kauri

                      KY PASTOR TONI ANGLEZ ESHTE ,,,PO HIQET SI SHQIPTAR ,,,SHQIPERIA SKA PAS PASTOR ,,,VETEM HOXHALLAR ,BABA DERVISHA ,,,PRIFTERINJ GREKORTHODHOKS ,,DHE KATOLIK

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Teater

                        Nuk e njoh kete Gogun pervec ndonje lonsiderate te moshatareve te tij qe ta thone duke qeshur . Mbiemri Gogu dhe e jema , Manua , deshmojne fort se Gogu ka lindur dhe eshte rritur mbi nje humus flake te kuq ... E megjithate kundershtari I tij eshte vete bisha e fundit komuniste , me shume gjynahe mbi shpine , sh. Sali Berisha . Ne nje fare menyre eshte perplasje ose yesterday Brenda llojit . Nuk Besoj se keto "Duele " gjelash , Brenda te njejtit kotec , perbejne ndonje interes per kete milet hallexhi .

                        Përgjigjjuni
                        1. P
                          Papijoni dhe “Mein Kamfi” i tij!

                          I ngjiti majat e pushtetit si meteor, dhe perfundon si lavazhier i brekeve te Vangjushit ne lavanderine e IEVP dhe duke i lyp cigare Alqi Bllakos…

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Hipster

                            Ky eshte kerriç pastor! Mjere ata pe ka pasur ne grigje kane degjuar pordhet e kërriçit model hipster

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pepi

                              Kështu, dalngadalë, do t'i vijë fundi kësaj gërdalle plakë, nga njerëzit normalë që kanë filluar të afrohen në politikë.

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Noc Rroku

                                Ktij Toni Gogut i qinte gruan Ardian Fullani imagjino ca pastori esht ky

                                Përgjigjjuni
                                1. N
                                  Naqja

                                  Këtë pseudopastor qe bëri kërdinë me pronat e fshatareve në Vrap është një hajdut me xhizme qe ka vjedh paret e world vision. Thjesht eshte kukull e sorosit dhe ushtar i Lal Plehut

                                  Përgjigjjuni
                                  1. D
                                    Drini.

                                    Jo bre jo,pse i punon Fullanit me ato dy kile bamje qe fut ne stomak ?,Lereni rehat te shkretin ti haje ato pare qe ka fitu e ti derdhe ne hale!!!.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje