“Shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin valle”, avokatët Kthupi dhe Ramaj: Rezultati në 11 Maj do të ishte ndryshe nëse opozita...

4 Qershor 2025, 10:23Politika TEMA
“Shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin

Ekspertët ligjorë Redi Ramaj dhe Rezart Kthupi, u shprehën se nëse do të ishte bashkuar i gjithë fronti opozitar në një koalicion të përbashkët, në zgjedhjet e 11 majit, rezultati do të ishte ndryshe dhe sistemi do të shembej.

“Ajo që duhet të bëjë PD për të krijuar filizin e bashkëpunimit, është vendosja e rregullave të lojës.  Nuk mundesh dhe të luftosh regjimin dhe të bësh pazare me regjimin, si amnistia penale, falja e gjobave”, tha Kthupi në “Log”.

Ndërsa avokati Redi Ramaj u shpreh se partitë e vogla nuk arritën të bëjnë ndryshimin, duke mos marrë rezultatin e duhur.

Fatos Lubonja u shpreh se shqiptarët duhet të bëheshin bashkë në 11 maj, por sipas kandidatit të PD Aulon Kalaja, kjo ndodh vetëm kur ata hedhin valle.

Replikat: 

Rezart Kthupi: Ajo që duhet të bëjë PD për të krijuar filizin e bashkëpunimit, është vendosja e rregullave të lojës.  Nuk mundesh dhe të luftosh regjimin dhe të bësh pazare me regjimin, si amnistia penale, falja e gjobave.

Redi Ramaj: Të marrësh 2 mandate do të thotë të jesh faktor. Por sot situata politike nuk të jep shans  që të futesh përtej një koalicioni opozitar. Nuk ke mundësi të shpalosësh ideologjinë tënde.

Me këtë sistem zgjedhor që kemi, të gjitha këto daljet pa një strategji të qartë për të ndryshuar pushtetin, apo rregullat e lojës jo të barabarta, i bën partitë e reja të mos e bëjnë dot ndryshimin.

Barbara Doda: Nuk ka koalicion kur kërkon të shkrihet partia jote.

Fatos Lubonja: Shqiptarët duhet të bëhen bashkë.

Aulon Kalaja: Shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin valle.

3 Komente

  1. M
    Me mire ne valle sesa me Berishen

    Shqiptaret edhe MUND te behen bashke more Aulon, por jo me, dhe per Berishen. Kurren e kurren. Nje Gjergj ishte ai qe I beri bashke Shqiptaret kunder osmaneve(edhe atehere nuk munguan tradhetaret). Duhet nje burre trim, luftetar dhe me ideale qe lufton per nje kauze kombetare, Jo nje spiun mafioz komplet I blere dhe interesaxhi qe lufton per interesat e tij personale dhe familjare dhe kerkon ti coje gjithe shqiptaret ne djall sic ka bere edhe kur ishte ne pushtet. Erdhen Shqiptaret bashke per te qeruar Fatos Nanon nga pushteti dhe I besuan genjeshtres "me duart te pastra" te Berishes edhe pse kishin pare, piramidat e 96. dhe luften civile te 97 dhe nga deshpermi I besuan te gjoret prape, sa ironike kjo, ti japesh mundesine vrasesit. vjedhesit dhe shkaterruesit te vjedhe. vrase edhe shkaterrojne edhe me shume se me pare se mesa duket nuk ia doli TE plotesonte objektivat e dhena per heren e pare

    Përgjigjjuni
    1. T
      T

      Ik mor kar me zile po bashk ishin mo debil dhe nuk moren as 55 dep .o injorant.populli nuk votoj ramen o koqe por kundra sali Berishës dhe kundra malokve .

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetar

        Ore, po akoma ju me bashkim partish? Po dijeni mire more gazetare, se pa ikur Sali Berisha, asnjehere nuk do fitoje PD sado te bashkohen.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje