Deputeti i PD-së: Në këtë gjendje që jemi nuk do të fitojmë kurrë

4 Qershor 2025, 09:00Politika TEMA
Deputeti i PD-së: Në këtë gjendje që jemi nuk do

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, është shprehur se PD në situatën që është sot, nuk mund t’i afrohet kurrë pushtetit.

Komentet Çollaku i bëri në “Ditarin Qëndror” në A2 CNN, ku tha se PD sot ka nevojë për një rikonceptim dhe reformim të thellë.

“Unë mendoj se sot çdo demokrat duhet ta lexojë qartë realitetin. PD në këto kushte që është sot, sa herë të përsëriten votimet, nuk ka asnjë shans që t’i qaset pushtetit. PD ka nevojë për një reformim të thellë, që nuk lidhet vetëm me ndryshim emrash, drejtuesish, por duhet ta rikonceptojmë, të gjejmë atë konceptin e parë, themeltar të PD-së.

PD duhet të kthehet në një parti të hapur, që te kritika gjen oksigjenin, civilitetin, energjinë. PD duhet të braktisë modelin e një partie ku kritikët konsiderohen armiq dhe tradhtarë. PD duhet të lexojë realitetin. Votat opozitare ndahen në 3 blloqe. 400-500 mijë janë vota mbështetëse të Sali Berishës. Askush nuk bëri asgjë të siguronte më tepër se këto vota të Berishës.

A mjaftojnë këto vota që PD të vijë në pushtet? Jo nuk mjaftojnë. Mungojnë rreth 200 mijë që nuk kanë votuar dhe rreth 130 mijë që kanë votuar partitë e reja. Formula që do të bëjë bashkë këto kontigjente votash, do të jetë formula që do e sjellë PD në pushtet”, tha Çollaku.

7 Komente

  1. C
    Coli

    Po ti kush je? C’pune ke ti aty? Ca ke bo ti gjithe jeten? Ca profesioni ke? Kur do ecesh vete ti Beni? Dhecne PD me mik ke hy si ne shkolle ashtu dhe gjithe jeten!

    Përgjigjjuni
    1. t
      taku

      Z,ALLCAKU PD pervec 1992 nuk ka fituar asnjehere pavarsisht se ka ardhur ne, pushtet duke vjedhur vota .duke vrare dhe nga dorzimi I pushtetit nga Nano (2005 ) se una lodh se vjedhuri dhe 2009 nga Like Hajduti ....... dhe ta harroni ae do fitoni ndonjehere me Saliun..Mulin.Paloqen .Gjekmutin.Vokshin.Gazoren e plot

        1. a
          aleks

          me ne fund debilat e kuptuan qe po vazhduan keshtu nuk fitojne kurre

          Përgjigjjuni
          1. 1
            101

            Me ne fund perendoria e malokeve te Sali Kermes mori fund.......................................... Rrnofte Lexhnda e Vicidolit Sali Kerma Maloki

                Lini një Përgjigje